☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -0.99% ETH $2,320 ▼ -1.5% XRP $1.2960 ▼ -2.53% SOL $100.1400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

VIDEO/ Nis Champions, s’ka surpriza në ndeshjet e para! Aston Villa bën detyrën dhe fiton në transfertë, AEK triumfon pa

Sezoni 2026/27 në Ligën e Kampioneve ngriti zyrtarisht siparin e tij me dy ndeshjet e para të Fazës së Ligës.

Në Athinë, AEK-u iu imponua LASK Linz duke e mundur me rezultatin 1-0, ndërsa Aston Villa mundi në transfertë Club Brugge 3-2.

AEK i Athinës nuk kishte Thomas Strakoshën as në formacion dhe as në stol me portierin e kombëtares që kishte munguar edhe në seancat e fundit stërvitore që të lë të mendosh se ka pasur probleme fizike. Ndërkaq, në formacion që nga minuta e parë ishte futbollisti tjetër i kombëtares Stavri Pilo.

Skuadra greke e vendosi fatin e takimit që në pjesën e parë kur në minutën e 21 shënoi me Marin që ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Në pjesën e dytë Luka Jovic gjeti golin për AEK por që u anulua. Megjithatë sfida u mbyll 1-0 për AEK e Athinës që mori kështu 3 pikët e para të edicionit të ri të Ligës së Kampioneve.

VIDEO goli i AEK Athinë

Edhe Aston Villa e nisi me këmbë të mbarë Ligën e Kampioneve teksa në Belgjikë fitoi 3-2 ndaj Brugge. Skuadra fituese e Europa League sezonin e kaluar mori avantazhin që në minutën e 11 me John McGinn, por belgët barazuan pas 8 minutash me Vetlesen.

Ekuilibri në rezultat zgjati shumë pak, pasi në minutën e 22 Buendia i ktheu Villans në avantazhin 2-1 me golin e tij. Pak para fundit të pjesës së parë, ishte blerja e re e Aston Villas që gjeti rrugën e rrjetës, Nicolas Jackson që i çoi shifrat në 3-1. Në pjesën e dytë Brugge shkurtoi diferencën me Tresoldin që ekzekutoi saktë një 11 metërsh për të çuar rezultatin në 3-2 që ishte edhe përfundimtari i kësaj ndeshjeje me Aston Villën që mori maksimumin.

VIDEO goli i parë i Aston Villa

VIDEO goli i parë i Club Brugge

VIDEO goli i dytë i Aston Villa

VIDEO goli i tretë i Aston Villa

VIDEO goli i dytë i Club Brugge

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.