Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 10 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 102.86 ▲7.09%
ARI 4,364 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,258 ▼ -1.14% ETH $2,466 ▲ +0.1% XRP $1.3564 ▼ -3.07% SOL $100.0100 ▼ -2.15%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 102.86 ▲7.09 % ARI 4,364 ▼2.18 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 102.86 ▲7.09 % ARI 4,364 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht.

Ndërkohë në operacione janë angazhuar 404 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete dhe 1 autoambulancë.

Në Qarkun Tiranë, vijon aktive vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës kanë operuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së, si dhe 52 efektivë të FA me 6 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë izoluar dhe mbahen nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Dibër mbeten aktive disa vatra: në Lundre–Madhesh, Mat, në Cerrujë–Mali i Allushit, Klos, në Selishtë, si dhe vatra e re në Pleshë, Klos. Vatra në Qafën e Helmes mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, aktive mbetet vatra në Porav, Fushë-Arrëz, ndërsa zjarret në Rragam dhe në malin e Tërbunit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Vatra në Mnelë të Madhe është shuar.

Në Qarkun Fier, vatra në Peshtan mbahet nën monitorim, ndërsa zjarri në Çërrilë, Mallakastër, vijon aktiv. Për këtë vatër janë angazhuar forcat vendore, pyjore dhe të mbrojtjes civile, ndërsa FA kanë ndërhyrë me 1 helikopter, 32 efektivë dhe 3 mjete.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë, situata paraqitet më e qëndrueshme: vatrat e raportuara janë kryesisht të shuara ose nën mbikëqyrje. Në Opar, Korçë, vijon puna në terren, por vatra klasifikohet nën mbikëqyrje dhe nuk rrezikohen banesa.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.