☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Vjedhja e votës në zgjedhjet e 25 prillit, PD dorëzon në KQZ dosjet voluminoze me fakte edhe LSI ankohet për Beratin  

Ky është moment kur përfaqësuesit e PD përmes këtyre dosjeve voluminoze dorëzuan ankimimin rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit për 9 qarqe.
PD kërkon që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Kjo pavlefshmëri e kërkuar nga PD argumentohet me faktin se socialistët kanë përdorur burimet shtetërore për të ndikuar në rezultat apo janë dhënë legalizime dhe dëmshpërblimet nga tërmeti duke ndikuar vullnetin e qytetarëve.

PD nuk ishte e vetme që ankimoi. LSI përmes Altin Kaziaj përfaqësues ligjor, fokusim më të madh të ankimimit e ka në qarkun e Beratit. Kërkesës së parë ankimore me numër 34, ku kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun Berat I shtoi edhe një tjetër atë me numër 35 ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të procesit të votimit në qarkun Berat dhe ripërsëritjen e tyre. Altin Kaziaj: Nga hetimi jonë ne humbëm një mandate në berat me 77 vota. Në kuti janë më shumë vota për LSI. Të gjitha komentet e ndërkombëtareve pas 25 Prillit theksonin nevojën e mirë-administrimit me transparencë të procesit të ankimimit. Nëse subjektet politike ankimuese nuk do ta fitojnë betejën në KAS atëherë u lind e drejta të trokasin në Kolegjin zgjedhor. Kjo do të thotë se certifikimi final i zgjedhjeve nuk do të ndodhë deri në mes të Qershorit.

Deklaratë e përfaqësuesve juridikë të PD

Procesi i 25 prillit ishte një masakër elektorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.

Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhistëve të partisë shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administratës, tek tenderat, punësimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme për të blerë vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek përdorimi i bandave për të blerë vota dhe kërcënuar qytetarët nën mbrojtjen dhe mosveprimin e policisë dhe prokurorisë. Nga ndryshimet antikushtetuese të Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit  që sollën zhvleftësimin e 83 mijë votave baras me afërsisht 8 deputetë. Nga pamundësimi i votës së emigranteve tek karantina  për të penguar emigrantët të vijnë fizikisht për të votuar.

Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.