🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.08 ▼1.05%
ARI 3,947 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,148 ▼ -0.7% ETH $2,242 ▼ -0.42% XRP $1.2518 ▲ +0.29% SOL $90.7100 ▼ -1.28%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.08 ▼1.05 % ARI 3,947 ▲0.16 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.08 ▼1.05 % ARI 3,947 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së

“BDI-ja përsëri i është vërsulur Marrëveshjes së Ohrit, sikur ta kishte tapi të vetën. Gjoja e mbron, ndërsa në të vërtetë e mban peng për hesapet e veta partiake. Partia që dikur u shpall edhe “e gjelbër”, tani pengon avancimin e njërit prej parimeve më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat”, thonë nga partia VLEN.

Ata shtojnë se për 22 vjet, BDI-ja e kishte ministra, deputetë dhe pushtet deri në fyt. Mund ta miratonte ligjin kur të donte, por nuk e bëri. Jo se nuk dinte. Nuk donte.

“Pa ligj, vendet e punës i ndanin sikur të ishin dhuratë nga Ali Ahmeti. Një vend pune, një familje peng. Nëse ishe me ta, dera hapej. Nëse nuk ishe, rrije jashtë. Prandaj nuk u konvenonte që përfaqësimi i drejtë të ishte e drejtë e garantuar me ligj.Tani që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në tavolinë, po e njëjta BDI e bllokon. Mekanizmin e Badenterit, i cili duhet t’i mbrojë interesat e bashkësive, BDI-ja e ka shndërruar në kërbaç partiak, me të cilin godet çdo zgjidhje që nuk mban vulën e saj. Nuk u intereson se çfarë fitojnë shqiptarët. Për ta është me rëndësi vetëm që VLEN-i të mos shënojë sukses. Kur janë në pushtet, gjithçka u duket tamam. Kur mbeten pa kolltuqe, duhet të ndalet edhe shteti. E pra, ai film nuk kalon më. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit, pronë e BDI-së apo trashëgimi e karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake, por e drejtë e qytetarëve dhe detyrim i shtetit.Për 22 vjet nuk e bënë ligjin. Tani po përpiqen ta bllokojnë. Ligji duhet të ecë përpara, pa shantazhe e pa bllokada”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.