☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,708 ▼0.3%
DOW 53,509 ▼0.11%
NASDAQ 26,399 ▼0.54%
NAFTA 83.31 ▼0.26%
ARI 4,511 ▼3.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,568 ▼ -2.99% ETH $2,432 ▼ -2.57% XRP $1.3795 ▼ -4.45% SOL $103.7100 ▼ -3.47%
S&P 500 7,708 ▼0.3 % DOW 53,509 ▼0.11 % NASDAQ 26,399 ▼0.54 % NAFTA 83.31 ▼0.26 % ARI 4,511 ▼3.28 % S&P 500 7,708 ▼0.3 % DOW 53,509 ▼0.11 % NASDAQ 26,399 ▼0.54 % NAFTA 83.31 ▼0.26 % ARI 4,511 ▼3.28 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN mbledh kryesinë qendrore: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk guxojnë të bëhen viktimë e interesave partiake

VLEN ka bërë të ditur se mblodhi kryesinë qendrore të partisë që siç tha, pas kësaj u përcoll mesazh i qartë se “marrëdhëniet me Shqipërinë dhe komunikimin institucional ndërshqiptar, duke theksuar se ato nuk duhet të ndikohen nga interesat partiake”. Nga VLEN thonë se “shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në rajon kanë nevojë për më shumë unitet, besim dhe përgjegjësi të përbashkët”.

VLEN tha se respektojnë Ambasadën e Shqipërisë si institucion që siç theksoi “pavarësisht situatave faktike kur individë të caktuar u shërbejnë interesave të grupeve politike, VLEN respekton çdo komunikim institucional ndërmjet dy shteteve”.

Ata thanë se mbeten të përkushtuar ndaj përgjegjësisë, stabilitetit dhe përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në rajon kanë nevojë për më shumë unitet, më shumë besim dhe më shumë përgjegjësi të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për spiunim, dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesin e shqiptarëve”.

“BDI-ja, në mungesë të rezultateve dhe vizionit, edhe një herë përpiqet që përmes konstruksioneve të orkestruara të krijojë mosbesim, insinuata, konfuzion dhe një perceptim të rremë. Kjo nuk është patriotizëm. Kjo është nervozë politike e shndërruar në dëm për interesin e përbashkët të shqiptarëve”.

“VLEN respekton Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si institucion dhe respekton çdo komunikim institucional ndërmjet dy shteteve, pavarësisht situatave faktike kur individë të caktuar u shërbejnë interesave të grupeve politike. Institucionet janë më të mëdha se politika ditore, ndërsa marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërshqiptare nuk guxojnë të reduktohen në interesat e individëve apo të grupeve të tilla partiake”.

“Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë me komunikim të përgjegjshëm, dinjitoz dhe institucional me Shqipërinë, në interes të shqiptarëve, në interes të qytetarëve dhe në interes të stabilitetit në rajon. Por njëkohësisht do të jemi parimorë dhe të drejtë dhe nuk do të lejojmë që interesat politike të individëve të jenë më të rëndësishme se interesat e shqiptarëve”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.