Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,782 ▲0.59%
DOW 54,712 ▲1.16%
NASDAQ 26,683 ▲0.37%
NAFTA 75.46 ▼0.41%
ARI 4,266 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,450 ▲ +1.14% ETH $1,879 ▲ +0.98% XRP $1.0632 ▼ -0.9% SOL $74.0000 ▲ +0.56%
S&P 500 7,782 ▲0.59 % DOW 54,712 ▲1.16 % NASDAQ 26,683 ▲0.37 % NAFTA 75.46 ▼0.41 % ARI 4,266 ▲2.73 % S&P 500 7,782 ▲0.59 % DOW 54,712 ▲1.16 % NASDAQ 26,683 ▲0.37 % NAFTA 75.46 ▼0.41 % ARI 4,266 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Europa

Vuçiç: Republika Serbe po pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të saj.

Vuçiç, i cili po qëndron në Republikën Serbe të Bosnjës, tha se Beogradi është mirënjohës ndaj këtij entiteti për raportet e afërta me Serbinë dhe për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne, para së gjithash me qytetarët. Kemi arsye t’u jemi mirënjohës atyre. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, ka thënë Vuçiç.

Deklarata e presidentit serb vjen gjatë vizitës së tij në Republikën Serbe, ku ai po zhvillon takime dhe po merr pjesë në aktivitetet përkujtimore lidhur me operacionin “Oluja”.

Sipas Vuçiçit, pozicioni i Republikës Serbe brenda Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë vendimtar në ruajtjen e qëndrimit të këtij shteti për të mos e njohur Kosovën.

“Unë as nuk kam arrestuar serbë dhe nuk i kam dorëzuar në Hagë, edhe pse kam pasur kërkesa nga Haga. As nuk kam lejuar që dikush të shkëpusë pjesë të territorit të Serbisë. As nuk kam marrë pjesë në dëbimin e popullit serb”, tha ai.

Ai shtoi se disa njerëz “në fjalë paraqiteshin si nacionalistë të mëdhenj”, por sipas tij, kur vinin presione nga jashtë, vepronin ndryshe.

Duke folur për termin “serbët e Kroacisë”, Vuçiç tha se kjo nuk është vetëm një përcaktim gjeografik, por një mënyrë për t’i vendosur serbët si pjesë të dikujt tjetër.

“Ne jemi ‘serbë të dikujt’, sepse gjoja i përkasim dikujt tjetër. Jo, ne jemi vetëm serbë, por kemi heshtur për dekada ndaj këtyre gjërave”, shtoi ai.

Ai tha se në Mal të Zi rreth 50% e njerëzve flasin serbisht, por sipas tij gjuha serbe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.