☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,696 ▲ +0.98% ETH $2,264 ▲ +0.9% XRP $1.2549 ▲ +0.11% SOL $96.0900 ▲ +0.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern

Më 2023 ajo u ishte gruaja e parë me rrënjë kosovare që u zgjodh në qeverinë e një kantoni zviceran.

Tani Partia e saj Socialdemokrate e ka kandiduar prapë për zgjedhjet e vitit 2027. Shanset për Ylfete Fanajn janë prapë shumë të mira.

Kur në maj të vitit 2023 Ylfete Fanaj nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP) u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit, gazeta zvicerane “Tages Anzeiger” shkroi: “Ajo është antiteza e klubit të deritanishëm të burrave – e re dhe pjesëtare e gjeneratës së dytë të emigrantëve”.

Gjatë 4 viteve të fundit Fanaj, e cila është me origjinë nga Prizreni, ka qenë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë në kantonin e Luzernit, pra ministre e Brendshme.

Këtë javë 55 anëtarë të Partisë Socialdemokrate të qytetit të Luzernit nominuan Ylfete Fanajn njëzëri për një mandat të dytë në qeverinë e kantonit të Luzernit.

Shanset e Fanajt për rizgjedhje janë shumë të mira. Ajo ka qeverisur me maturi dhe pa skandale në një kanton ku dominojnë kryesisht parti të qendrës dhe të djathta.

“Jemi krenarë që me Ylfete Fanajn kemi një ministre të përkushtuar dhe të fuqishme nga seksioni i qytetit tonë. Ajo bën një punë të shkëlqyer dhe angazhohet me bindje të madhe për një Luzern të sigurt, social dhe të drejtë. Aq më tepër na gëzon mbështetja e njëzëshme e anëtarëve tanë për rizgjedhjen e saj”, tha Simon Roth, bashkëpresident i SP-së për qytetin e Luzernit.

Për nominimin përfundimtar do të vendosë SP e kantonit të Luzernit në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë më 24 shtator 2026. Është më shumë se e sigurt se edhe partia kantonale do të mbështesë kandidaturën e Ylfete Fanajt. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.