☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,752 ▲ +0.4% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4907 ▲ +1.16% SOL $119.8500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Zbulohet shkaku i vdekjes së Sam Neill

Aktori i njohur i “Jurassic Park”, Sam Neill, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si pasojë e pneumonisë, ka konfirmuar përfaqësuesi i tij.

Sipas një deklarate për revistën People, para se të sëmurej, Neill kishte luftuar me një formë të rrallë të kancerit të gjakut dhe kishte arritur ta mposhtte sëmundjen përmes një trajtimi të ri të quajtur CAR-T therapy.

“Para se të sëmurej, Sam luftoi me shumë kurajë dhe mposhti limfomën përmes këtij trajtimi të ri,” thuhej në deklaratë.

Aktori kishte vazhduar të punonte deri vonë. Përfaqësuesi i tij bëri të ditur se Neill kishte realizuar katër projekte filmike njëri pas tjetrit gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa njëkohësisht kujdesej edhe për kantinën e tij të verës, Two Paddocks, në Zelandën e Re.

Një ceremoni private përkujtimore do të mbahet më vonë në fermën e familjes së tij në Zelandën e Re.

Familja e aktorit njoftoi më herët se vdekja e tij ishte “e papritur dhe e padeklaruar”. Në një mesazh të publikuar në Instagram, ata thanë se Sam Neill u nda nga jeta më 13 korrik në Sydney të Australisë, i rrethuar nga familjarët.

“Ai u nda nga jeta me dinjitetin që e karakterizoi gjatë gjithë jetës së tij,” thuhej në deklaratë, ku familja falënderoi edhe stafin mjekësor të spitalit St Vincent’s Private Hospital për kujdesin e jashtëzakonshëm.

Neill ishte diagnostikuar në vitin 2022 me angioimmunoblastic T-cell lymphoma, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut. Më vonë ai tregoi se ishte në remision, por do të kishte nevojë për trajtime mjekësore gjatë gjithë jetës.

Aktori u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e doktor Alan Grant në filmin e vitit 1993 “Jurassic Park” dhe vazhdimet e tij. Ai gjithashtu ishte i njohur për rolet në filmat “The Hunt for Red October”, “The Piano”, si dhe serialet “The Tudors” dhe “Peaky Blinders”.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shkaktoi reagime të shumta nga figura të njohura të Hollywood-it, përfshirë Nicole Kidman, Toni Collette, Kylie Minogue, Alec Baldwin, Richard E. Grant, Cillian Murphy dhe Henry Golding.

Sam Neill lë pas katër fëmijë. Ai ishte baba i Andrew, Tim, Maiko dhe Elena. Nga viti 1989 deri në 2017 ishte i martuar me grimieren Noriko Watanabe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.