☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,138 ▲ +0.14% ETH $2,189 ▲ +0.81% XRP $1.4160 ▲ +0.62% SOL $86.9800 ▲ +1.02%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet e 14 majit/ Krijohet koalicioni Berisha-Meta, “Bashkë Fitojmë” kërkesë për regjistrim në KQZ

Ilir Meta shpëton Sali Berishën nga mos pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 14 Majit duke përligjur shprehjen, “miku mirë njihet në kohë të vështira”.
Partia Demokratike e Sali Berishës, do të marrë pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni me Partinë e Lirisë te Ilir Metës, Patinë Demokristiane të Nard Nokës dhe PBDNJ-n e Vangjel Dules. Sigla dhe motoja e koalicionit është “Bashkë Fitojmë”.

Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia e Lirisë, duke e vendosur Ilir Metën në një pozicion dominues të këtyre zgjedhje lokale në raport me Sali Berishën.

“Sot më datë 15.03.2023, ne, partitë politike të mëposhtme: Po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, jo vetëm për të shmangur rrezikun e eliminimit të pluralizmit dhe peng marrjen e opozitës, por edhe me vëllimin e lartë për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë, qytetarëve të saj dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit.

Ne po bashkohemi si garant i fitores se opozitës dhe forcave euroatlantike në zgjedhjet e ardhshme, për t’i dalë zot Shqipërisë, dhe për të garantuar ndryshimin përmes zgjedhjeve dhe dhënien fund të status quo-së politike dhe abuzimit të pushtetit.
Bashkimi si garant i ndryshimit dhe instrument për forcimin e zërit qytetar opozitar, na bën bashkë dhe më të fortë.
Ne theksojmë nëpërmjet këtij bashkimi të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si dhe në vizionin për qeverisjen e vendit.

Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

VENDOSËM :

1. Të formojmë një Koalicion opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
2. Emri i koalicionit është: “Bashkë Fitojmë”
3. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”
Drejtuese politike e koalicionit ishte Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.
Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor ishte Partia e Lirisë.
4. Të autorizojmë z. Ilir Metaj, Kryetar i Partisë së Lirisë ose të autorizuarin prej tij, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgedhjeve (KQZ) dhe ose KZAZ, kandidatët për kryetar bashkie në çdo njësi, listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve dhe listave të këshilltarëve, për çdo zonë zgjedhore, deri në përfundim të procesit zgjedhor.
5. Të autorizojmë z. Endrit Braimllari që:
a. Të paragesë kërkesë për registrimin e Koalicionit, se bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
b. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për rënditien e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
c. Te caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-te, KQV-te dhe VNV-te, ne të gjithë vendin.
d. Të përfaqësojë Koalicionin dhe/ ose të autorizojë përfaqësues të tjerë, për t’a perfaqësuar atë pranë KQZ, Kolegjit Zgjedhor ose instancave të tjera administrative dhe gjyqësore ku do të konsiderohet e nevojshme. Ai ka te drejtë të nënshkruaj për sa më sipër.
6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij.
7. Në listat shumë emërorë për këshilltare të Koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për do partitë koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në marrëveshiet midis palëve. Kandidatët në listat shumëemerore të Koalicionit, pavarësisht së cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të Koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
8. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj”, shkruhet në shkresën drejtuar KQZ-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.