☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në SHBA, Meta këshillon: Duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së Jashtme

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

Gjatë një prononcimi për mediat, Meta është shprehur se duhet treguar maturi në raport me politikën e jashtme, për të ruajtur besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe me qëllim forcimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Unë besoj se të gjithë duhet të shohim përpara dhe besoj se ky është edhe mesazhi i zgjedhjeve në SHBA. Aq më tepër në vendin tonë, ku besoj se duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së Jashtme të Shqipërisë që ka qenë një nga pikat tona më të forta për të qenë faktor modernizues në Ballkan dhe në këtë drejtim të forcojmë më tej partneritetin strategjik me SHBA, duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit komentoi edhe përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Athinës, duke theksuar se ky debat është i panevojshëm.

Z.Meta, a ka një vendim LSI me kë do “martohet” në zgjedhjet e ardhshme…Siç është shprehur kryeministri Rama i cili ka theksuar se shpreson që LSI të mos “rimartohet” djathtas…? 

LSI do të bëjë gjithmonë zgjedhjet që i interesojnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Si do e bëni këtë zgjedhje?

Besoj se zgjedhja është bërë me kohë që kur është krijuar LSI.

A duhet një pol i tretë politik?

Vendit i duhet më shumë dialog politik, konsensus për çështjet më të rëndësishme të vendit përfshirë edhe politikën e jashtme e cila është bërë temë e një debati të panevojshëm. Në këtë drejtim ka pasur një konsensus solid. Duhet të përqendrohemi te 5 prioritetet, zbatim i reformës në drejtësi që të hapen negociatat me BE.

Mendoni se mund të penalizohemi nga Greqia në dhjetor?

Duhet të shohim përpara, duhet të vazhdojmë të jemi një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit me fqinjët dhe i rolit stabilizues i Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë fuqia e Shqipërisë si një faktor i stabilitetit në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.