⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.52%
DOW 52,313 ▼0.09%
NASDAQ 26,463 ▲1.12%
NAFTA 99.97 ▼1.76%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +0.26% ETH $2,350 ▲ +0.86% XRP $1.3219 ▲ +1.79% SOL $101.0800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,717 ▲0.52 % DOW 52,313 ▼0.09 % NASDAQ 26,463 ▲1.12 % NAFTA 99.97 ▼1.76 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në malin e Shëngjinit, Ministria e Mbrojtjes: Intensiteti i flakëve është ulur ndjeshëm, Identifikohet autori i zja

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me zjarrin e përhapur në malin e Shëngjinit, duke bërë të ditur se operacioni për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe në mbështetje të Bashkisë Lezhë.

Sipas njoftimit, gjatë gjithë natës janë angazhuar 7 mjete zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Shkodra, Mirdita dhe Porti Shëngjin, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura me autobotë uji, punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimeve Publike dhe të Emergjencave Civile të Bashkisë Lezhë.

Operacioni është mbështetur edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterin e Forcave të Armatosura, ndërsa falë koordinimit të strukturave, intensiteti i zjarrit është ulur ndjeshëm dhe puna vijon për izolimin e plotë të vatrave aktive.

Ministria ka bërë të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore nga autoritetet kompetente.

Në reagim, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve për përgjegjësi maksimale, respektimin e masave për parandalimin e zjarreve dhe njoftimin e menjëhershëm të autoriteteve për çdo vatër apo rast të dyshimtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.