☁️
Tiranë 27°C · Vranët 02 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 90.83 ▼1.44%
ARI 4,557 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $69,333 ▼ -3.97% ETH $1,979 ▼ -0.18% XRP $1.2606 ▼ -3.28% SOL $78.8300 ▼ -2.44%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.83 ▼1.44 % ARI 4,557 ▲1.12 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.83 ▼1.44 % ARI 4,557 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

‘Zvërneci’, Rama i prerë: Sa kohë jam unë këtu, projekti nuk ndalet!

konferencën e kësaj të marte për mediat, kryeministri Edi Rama foli përsëri për projektin e zhvillimit në Zvërnec, që ka shkaktuar një sërë protestash në Vlorë e në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se për sa kohë të jetë ai në detyrën e kryeministrit, ky projekt nuk do të anulohet.

“Do u bëja thirrje zëdhënësve të vetëofruar të mendohen disa herë përpara se të shkruajnë, sepse cënojnë Shqipërinë. Duhet të shohin kush janë investitorët, sepse mbi të gjitha janë njerëz me reputacion. Njëri prej tyre shihet nga gjysma e mediave të vendit të tij si armik i palës tjetër.

Të jemi të drejtë dhe të mos marrim damkën e një vendi ku investitorët priten me këmbët e para. Nuk ka asnjë shans që investimi të mbarojë për sa kohë të jem unë këtu”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se jo vetëm që i mirëpret, por edhe i nxit hetimet ndaj pasurisë së investitorëve të këtij projekti.

“Kjo ka dy anë, ka pjesën pozitive, por ka edhe pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur. Me të drejtë apo pa të drejtë nuk e dimë, por i ngritur dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër kur kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar që ndajnë me opinionin gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Investitorët që janë dhe zotëruesit e tokës sipas legjislacionit shqiptar, janë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën te zotëruesit e pronës janë investiguar si të gjitha rastet e tjera.

Nëse hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që pretendojnë se kanë të drejtën e asaj prone të marrin ato para dhe të gjitha palët të jenë të lumtura, përveç atij që ka mashtruar”, deklaroi Rama.

Costa, i pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse projekti në Zvërnec i respekton standardet evropiane për zonat e mbrojtura, pati ndërhyrje nga kryeministri Rama. Ky i fundit u shpreh se nëse nuk do të respektoheshin këto standarde, e barazpeshon me mbylljen e procesit me BE-në dhe “të shkojmë me Kinën”.

“Po mirë, tani ça pyetje është kjo, se përgjigjen e ka brenda. Si mundet ne të bëjmë një projekt që është në një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së. Si i bëhet kjo. Ka një mundësi të bëhet, që ne të mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit shumë, do shkojmë me Kinën dhe nuk do merremi me këto. Por ne nuk e kemi këtë alternativë. E kam thënë dhe e përsëris”, tha Rama.

Lajmi në përditësim…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.