Zvërneci, Rama: Video të sajuara për të ushqyer zemërim
Kryeministri Edi Rama në organizimin e 35-vjetorit të themelimit të PS-së që po mbahet sot në 12 qershor në në Tiranë tha se protestat kanë ardhur edhe nga keqinformimi.
Rama deklaroi se ka pasur video të sajuara për të ushqyer zemërim në popull.
“Protestat nisën për projektin madhor të Zvërnecit, duke futur së paku 4 miliardë euro në vend si investim. Por ky është një projekt madhor, që i shërben vendit. E vërteta është se dhe unë personalisht, po të isha një qytetar në rrjetet sociale, duke dëgjuar gjysmë të vërtetat që fryhen për çdo minute, do dilja në bulevard. Lloj fotosh e videosh janë shpërndarë, për të ushqyer urrejtjen. Dhe unë me këto foto apo video do kisha dalë në bulevard nga ky keqinformim. Do më dukej dhe mua që e keqja mbi popullin shqiptar do ishte tepër e madhe”, tha Rama.
Shtoi se ka qenë ai vetë, që si kryetar i Bashkisë së Tiranës ia ka shtuar gjelbërimin kryeqytetit.
“Kam qenë si kryetar bashkie, që e kam gjelbëruar kryeqytetin. Lana ishte e mbushur me ndërtime dhe e bëmë të gjelbërt. Ne bëmë ndryshimin e madh për Tiranën. Në këtë vend nuk hidhet dot një hap për të ecur përpara, pa u hapur një sherr për të ecur mbrapa. Shumica e heshtur është gjithmonë me hapin që ecën përpara e asnjëherë me sherrin e dhunshëm për të shkuar mbrapa. Faik Konica thotë se shqiptari e ka zakon që kundërshton, përpara se të marrë vesh se çfarë bëhet fjalë. Ne rilindëm Shqipërinë, që ishte në varfëri dhe e përbuzur ndërkombëtarisht. Ne vendosëm foton e Ismail Qemalit në zyra dhe jo presidentevë që shkonin e vinin. Ne ndaluam importin e plehrave. Ne kemi qenë e jemi një forcë politike, që i kemi dhënë dinjitet Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri tha se Shqipëria sot ka 25 përqind të territorit zonë të mbrojtur.
‘Shqipëria ka mbi 700 monumente natyre. 25 përqind e territorit është zonë e mbrojtur. Ne ndaluam hidrocentralet në Valbonë dhe në lumenjtë e tjerë në vend. Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, u shpreh kreu i qeverisë.
/tvklan.al




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.