☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 April 2026
S&P 500 7,128 ▲0.9%
DOW 49,549 ▲0.81%
NASDAQ 24,553 ▲1.21%
NAFTA 91.30 ▲1.82%
ARI 4,765 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,917 ▲ +3.66% ETH $2,408 ▲ +4.04% XRP $1.4577 ▲ +1.43% SOL $88.9300 ▲ +3.36%
S&P 500 7,128 ▲0.9 % DOW 49,549 ▲0.81 % NASDAQ 24,553 ▲1.21 % NAFTA 91.30 ▲1.82 % ARI 4,765 ▲0.97 % S&P 500 7,128 ▲0.9 % DOW 49,549 ▲0.81 % NASDAQ 24,553 ▲1.21 % NAFTA 91.30 ▲1.82 % ARI 4,765 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Bota

10 armët më të fuqishme të NATO-s kundër Rusisë

Aleanca e NATO-s ka 70 vite që bën stërvitje të përbashkëta për mbrojtje dhe devijim rreziku. Xhim Taunsend, nga Qendra për Siguri të Re Amerikane, thotë se arma më e fuqishme e aleancës është bashkimi. Megjithatë, NATO duhet të jetë e përgatitur, teksa Rusia vazhdon të modernizojë ushtrinë me predha hipersonike dhe sisteme të tjera. Më poshtë janë armët më të fuqishme që NATO ka tani kundër Rusisë.

1.Ana ajrore e NATO-s udhëhiqet nga Amerika dhe avionët e tyre F-35, veç të tjerëve. Avioni i brezit të pestë, F-35 Joint Strike Fighters, ofron kapacitete për sulm dhe për t’iu fshehur radarëve që nuk janë arritur dot nga rivalët.

2.Eurofighter Typhoons janë avionë luftarakë me role të shumëfishta, të dizenjuar nga vende të ndryshme europiane, si Britania, Gjermania, Italia dhe Spanja. Franca u largua nga projekti i përbashkët dhe ndërtoi avionin e vet Dassault Rafale.

3.Bombarduesit B-52 e të tjerë, të ofruar nga SHBA, me aftësi devijuese bërthamore. Këta avionë amerikanë kanë qarkulluar rregullisht nëpër Europë që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

4.Boeing P-8-A Poseidon janë avionë luftarakë amerikanë me aftësi të veçanta për të diktuar e asgjësuar nëndetëset, të cilat sa vijnë e po shtohen nëpër oqeane, jo vetëm nga Rusia.

5.Një tjetër fuqi kundër nëndetëseve janë frigatat detare, sidomos ato të ofruara nga Italia, franca dhe Spanja, por edhe nga Norvegjia e Danimarka. Ato kanë radarë të fuqishëm për të diktuar nëndetëset, dhe mund të përdoren në Mesdheun Lindor si dhe në Detin e Zi.

6.Helikopterët Apache, AH-64, të ofruar nga SHBA, kanë aftësi të mëdha për luftime nga afër. Vetëm një prej tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha ndaj një autokolone të tërë armike, ndërkohë që me sistemin e predhave “Hellfire” kanë vërtetuar se mund ta paralizojnë njësi të tëra.

7.Tanket gjermanë Leopoard 2 konsiderohen si një element bazë i NATO-s, pasi shiheshin si përgjigje e fortë ndaj tankeve ruse dhe si të pashkatërrueshëm. Megjithatë, përdorimi i tyre në Siri nga ushtria turke nuk dha rezultate shumë të mira, pasi shumë u shkatërruan.

8.Aeroplanmbajtëset amerikane US Nimitz, të cilat do të përdoreshin në rast të një konflikti në shkallë masive kundër Rusisë, kanë kapacitet luftarak të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër në botë. Përveç kësaj, Amerika ka 80 aeroplanmbajtëse, Rusia vetëm 5, Kina vetëm 3. Të gjitha vendet e NATO-s në total kanë rreth 180 aeroplanmbajtëse.

9.Sistemi i raketave Tokë-Ajër “Patriot”, i ofruar nga Amerika, është një sistem mbrojtës që përdoret nga SHBA-të në të gjithë botën, sidomos në vendet e NATO-s. Veç kësaj, NATO është duke zgjeruar rrjetin amerikan të sistemit mbrojtës Aegis.

10.Nëndetëset amerikane US Virginia-class, me aftësi bërthamore dhe për sulme të shpejta, janë nga më vrastaret në botë. Kanë silura nënujore kundër nëndetëseve armike si dhe kundër anijeve në sipërfaqe. Po ashtu mund të qëllojnë bazat e artilierisë armike në breg nëpërmjet predhave Tomahok.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.