☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.34 ▲1.44%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,093 ▲ +1.7% ETH $2,358 ▲ +1.92% XRP $1.3326 ▲ +2.48% SOL $102.0100 ▲ +1.86%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.34 ▲1.44 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.34 ▲1.44 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

100 mijë vizitorë në Kalanë e Shkodrës

Kalaja e Rozafës ka kaluar tashmë shifrën e 100.000 vizitorëve për këtë vit, duke u konfirmuar si një nga monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizituara në Shqipëri dhe si pika kryesore turistike e qytetit të Shkodrës.

Shifra u bë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Ky numër i lartë vizitash dëshmon interesin në rritje të publikut vendas dhe të huaj për historinë, arkitekturën dhe vlerat kulturore që mbart kjo kala, e cila prej shekujsh qëndron si një simbol i identitetit të Shkodrës.

E ngritur mbi një kodër strategjike në hyrje të qytetit, rreth 130 metra mbi nivelin e detit, Kalaja e Rozafës ka një histori që shkon nga periudha ilire, duke kaluar më pas në faza të rëndësishme romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Pozicioni i saj dominues mbi qytetin, Liqenin e Shkodrës dhe bashkimin e lumenjve Buna e Drin e ka bërë ndër shekuj një pikë të rëndësishme mbrojtjeje dhe administrimi.

Në ambientet e Rozafatit ndodhet edhe Muzeu i Kalasë, i cili prezanton historinë mijëravjeçare të këtij monumenti dhe zhvillimet kryesore që kanë shoqëruar qytetin e Shkodrës. Kalaja lidhet gjithashtu me një nga legjendat më të njohura të folklorit shqiptar, atë të Rozafës, një rrëfim që simbolizon sakrificën, qëndresën dhe besën, vlera të lidhura ngushtë me kujtesën kulturore shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.