☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 71.48 ▼0.61%
ARI 4,039 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,933 ▼ -1.59% ETH $1,572 ▼ -2.77% XRP $1.0401 ▼ -2.9% SOL $67.2000 ▼ -1.03%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.48 ▼0.61 % ARI 4,039 ▼0.21 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.48 ▼0.61 % ARI 4,039 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
26 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

100 mln euro për unazën nga Farka në sheshin “Shqiponja”. Nis puna për projektin

Projektimi kushton rreth 250 mijë euro dhe firma do të ketë 30 muaj afat për ta realizuar. Kjo do të thotë se, së paku për dy vite e gjysmë punimet nuk do të nisin, duke e shtyrë në kohë përfundimin e krejt unazës.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e segmentit që lidh kryqëzimin e TEG-ut me “Bregun e lumit”.

Në plan është edhe ndërtimi i një mbikalimi te TEG-u dhe te sheshi “Shqiponja”, duke mundësuar kështu një lëvizje të pandërprerë në formë rrethore.

Edhe në aksin e parë, nga Dogana te “Pallati me shigjeta” do të ndërhyhet për të ndarë korsitë me shpejtësi, nga ato që lidhin rrugën me zonat e banuara.

Ndërtimi i të gjithë unazës pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro, e kosto lidhet me vlerën e lartë të shpronësimeve, pasi vet unaza ka një gjatësi që nuk i kalon 22 kilometrat.

Projekti i “Unazës së Madhe” është planifikuar që në kohën e qeverisë komuniste të Adil Çarçanit, por edhe pse po prekim 30 vite nga ndërrimi i sistemeve, qeveritë e ndryshme nuk kanë arritur dot të përfundojnë një rrugë që e kanë pasur gati me letra.

E gjithë kjo kohë, përveç problemeve të mëdha me trafikun, ka shërbyer për të rritur kostot e shpronësimeve, pasi aty ku dikur kishte fusha, tani ka shtëpi të banuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.