Uniqlo dhe Cate Blanchett lançojnë revistën letrare “Stories She Tells”
Revista me ese mbi përvojat dhe këndvështrimet e grave; numri i parë, me temën "Lidhja", del në vjeshtën e vitit 2027
Uniqlo dhe ambasadorja e saj globale, aktorja Cate Blanchett, po lançojnë një revistë letrare me titullin “Stories She Tells”, e cila do të vendosë në qendër përvojat dhe këndvështrimet e grave, siç njofton Fashionista.
Numri i parë i revistës pritet të dalë në vjeshtën e vitit 2027 dhe do të ketë temën “Connection” (Lidhja). Kontribuueset e përzgjedhura do të marrin mbështetje në shkrim dhe mundësi mentorimi, në mënyrë që zërat e tyre të arrijnë te një publik më i gjerë.
Lançimi e zgjeron partneritetin mes Blanchett dhe markës japoneze të veshjeve përtej modës, drejt kulturës dhe letërsisë, duke e kthyer revistën në një platformë për rrëfime personale nga gra të fushave të ndryshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.