☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri

Nën drejtimin e mësuesve amerikanë, më 22 korrik 1921 u themelua shkolla e parë teknike në vend, e cila ofronte trajnime të ndryshme profesionale.

Drejtori i Shkollës Teknike Amerikane ishte mësuesi i mekanikës, Harry Fultz, i cili implementoi në Shqipëri pedagogjinë e bazuar në parimin e të nxënit përmes praktikës. Ideja për hapjen e kësaj shkolle erdhi pas një vizite të kryer në Shqipëri në vitin 1919, nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Amerikan, të cilët konstatuan se përtej emergjencës së shërbimit mjekësor, vendit i nevojiteshin edhe institucione arsimore.

Më 18 korrik 1932, Fultz la Tiranën pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e ndërmarrë nga mbreti, për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend. Fultz u nis nga porti i Durrësit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike, që e mbante që prej vitit 1922.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Fultz-i do të rikthehej në Tiranë, si zëvendësshef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar më pas nga qeveria komuniste në vitin 1946 si person i padëshiruar. Në vitin 1948, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës e cilësonte të papërshtatshëm emërtimin “Instituti Teknik i Tiranës” për këtë shkollë profesionale të gradës së mesme. Për këtë arsye ministria vendosi që instituti të quhej në vazhdim “Politeknikumi i Tiranës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.