☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,708 ▼0.3%
DOW 53,509 ▼0.11%
NASDAQ 26,399 ▼0.54%
NAFTA 83.31 ▼0.26%
ARI 4,511 ▼3.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,568 ▼ -2.99% ETH $2,432 ▼ -2.57% XRP $1.3795 ▼ -4.45% SOL $103.7100 ▼ -3.47%
S&P 500 7,708 ▼0.3 % DOW 53,509 ▼0.11 % NASDAQ 26,399 ▼0.54 % NAFTA 83.31 ▼0.26 % ARI 4,511 ▼3.28 % S&P 500 7,708 ▼0.3 % DOW 53,509 ▼0.11 % NASDAQ 26,399 ▼0.54 % NAFTA 83.31 ▼0.26 % ARI 4,511 ▼3.28 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë shtuar fluksin e pacientëve të vegjël në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm brenda 48 orëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve, ku për dhjetëra fëmijë është kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në spitalin klinik të Tetovës gjegjësisht në repartin e pediatrisë kemi pasur 139 rast në 48 orët e fundit. Nga të cilët 12 fëmijë janë hospitalizuar edhe të tjerët janë lëshuar me terapi shtëpiake”, thonë nga Reparti i Pediatrisë – Tetovë.

Simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten pacientët e vegjël janë temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja.Specialisti i pediatrisë, dr. Isa Osmani, sqaron se këto simptoma janë karakteristike për virozat e stinës së verës dhe shkaktohen nga një sërë faktorësh mjedisorë e higjienikë.

“Për këtë moshë fëmijërore, shumica e rasteve janë viroza me karakter sezonal. Për shkak të temperaturave të larta, mënyrës se si bëhet ushqimi, përdorimit të qumështit artificial — i cili kërkon një higjienë jashtëzakonisht të madhe gjatë përgatitjes — si dhe kontaktit mes fëmijëve të sëmurë dhe atyre të shëndetshëm, të gjitha këto ndikojnë. Këto viroza janë faktikisht ngjitëse dhe shfaqin simptoma të caktuara. Megjithatë, jo për çdo rast duhet të shkohet menjëherë në spital pas një barkqitjeje apo vjelljeje. Nëna duhet, për shembull, të ketë elektrolite dhe të aplikojë mënyra të ndryshme ushqyerjeje që të mos vihet deri te dehidrimi. Mirëpo, nënat tona shpesh frikësohen se fëmija mund të dehidrohet”, u shpreh Isa Osmani – Pediatër.

Mjekët apelojnë te prindërit për kujdes të shtuar me higjienën e ushqimit, hidratim të mjaftueshëm dhe shmangie të kontaktit të fëmijëve me personat e prekur, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtyre virozave. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.