☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,454 ▼ -0.47% ETH $1,649 ▼ -0.49% XRP $0.9328 ▼ -1.34% SOL $70.7100 ▼ -0.93%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Arte

29 Nëntori, Dita e Çlirimit

29 Nëntori i vitit 1944 shënoi përfundimin e pushtimit nazist te Shqipërisë dhe fundin e më shumë se pesë viteve luftë dhe rezistence antifashiste.

Çlirimi i vendit më 29 nëntor lidhet me largimin e forcave të fundit gjermane nga Shkodra, qyteti i fundit i mbajtur prej tyre në Shqipëri.

Rruga drejt çlirimit ishte e gjatë dhe e vështirë. Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939, ndërsa pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943, vendi u pushtua nga Gjermania naziste. Gjatë kësaj periudhe, rezistenca antifashiste u zgjerua në zona të ndryshme të vendit, duke u shoqëruar me përballje të armatosura.

Lëvizja Nacionalçlirimtare u organizua dhe u zhvillua në një kontekst të gjerë të Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria ishte pjesë e rezistencës kundër fuqive të Boshtit, Romë-Berlin-Tokio. Një moment i rëndësishëm i organizimit të rezistencës ishte Konferenca e Pezës, e mbajtur më 16 shtator 1942, ku u diskutua bashkimi i forcave antifashiste në luftën kundër pushtuesve.

Më 10 korrik 1943 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke shënuar një etapë të rëndësishme në organizimin ushtarak të rezistencës shqiptare.

Gjatë viteve 1943–1944, luftimet u intensifikuan në disa zona të vendit, ndërsa forcat partizane zhvilluan operacione për çlirimin e qyteteve dhe territoreve të pushtuara. Shqipëria ishte gjithashtu pjesë e Koalicionit të Madh Antifashist Botëror, ku vepronin edhe misione ushtarake aleate.

Një nga betejat më të rëndësishme të fazës përfundimtare të luftës ishte ajo për çlirimin e Tiranës. Luftimet nisën në fund të tetorit 1944 dhe kulmuan në nëntor, duke përfunduar më 17 nëntor me largimin e forcave gjermane nga kryeqyteti.

Më 28 nëntor 1944, në Tiranën parakaluan partizanët dhe kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Ndërkohë, Shkodra mbetej qyteti i fundit nën kontrollin gjerman. Pas luftimeve të ashpra të zhvilluara në rrethinat e saj, trupat gjermane u tërhoqën gjatë natës së 28-29 nëntorit. Në mëngjesin e 29 nëntorit 1944, forcat partizane hynë në qytet, duke shënuar përfundimin e pushtimit gjerman në Shqipëri.

Data 29 Nëntor 1944 u vendos si Dita e Çlirimit dhe u përfshi në kalendarin e festave kombëtare pas përfundimit të luftës.

Sot, 29 Nëntori përkujtohet në Shqipëri në nderim të të gjithë atyre që kontribuuan në luftën kundër pushtimit nazifashist. Ceremonitë përkujtimore, homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe aktivitetet historike e kulturore mbajnë gjallë kujtesën e një prej periudhave më të vështira të historisë së vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.