☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,888 ▼ -0.92% ETH $2,382 ▼ -0.57% XRP $1.2922 ▼ -2.07% SOL $102.6600 ▼ -1.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

3 informaticienë nuk dëshmojnë për emailet e znj.Clinton

Tre ekspertë të teknologjisë, të përfshirë në ndriçimin e çështjes polemizuese të llogarisë personale të emailave të zonjës Hillary Clinton, nuk pranuan t’u përgjigjeshin pyetjeve duke iu referuar të drejtës kushtetuese të mbrojtjes nga vetë-inkriminimi, kur dolën para komisionit të kongresit që po hetonte këtë çështje.

Në një seancë me pyetje-përgjigje e zhvilluar në një klimë të ndezur politike në mes të zgjedhjeve presidenciale, republikanët në Komisionin e Mbikqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve u përpoqën t’i kundërvihen përfundimit të arritur nga hetuesit amerikanë se, megjithëqë Zonja Clinton u tregua “tepër e pakujdesshme” në trajtimin e informatave sekrete mbi sigurinë kombëtare, duke i përcjellë këto informata në emaile përmes serverit personal, veprimet e saj nuk justifikonin ngritjen e akuzave penale ndaj zonjës Clinton.

Rivali republikan i zonjës Clinton, manjati i pasurive të patundshme Donald Trump e ka sulmuar shpesh kandidaten demokrate për përdorimin e serverit personal të emaileve. Anketat tregojnë se shumë votues vënë në pikëpyetje ndershmërinë e saj në përgjigje të pyetjeve lidhur me emailet.

Një ndër dëshmitarët e thirrur nga komisioni, Bryan Pagliano, ish-specialist për kompiuterat në Departamentin e Shtetit, nuk shkoi në seancën me pyetje përgjigje megjithëse ishte thirrur zyrtarisht. Ai kishte folur më parë me hetues të FBI-së, nën kushtet e imunitetit, gjatë hetimeve lidhur me serverin privat dhe të pambrojtur të emaileve që zonja Clinton kishte në banesën e saj në Nju Jork gjatë kohës që ishte sekretare shteti nga 2009-2013, në vend që të përdorte një server më të sigurtë qeveritar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.