☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

627 mln euro investime më 2018, ja 50 projektet më të financuara

Vitin e kaluar u angazhuan 627 milionë euro investime nëpërmjet buxhetit të shtetit nga 667 milionë euro të programuara. Gjithsej u financuan 2510 zëra shpenzimesh, por 44.7 për qind e vlerës  totale shkoi për 50 projektet e para.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave projektet më të financuara gjatë vitit 2018 nuk ishin të buxhetuara. Nga 10 projektet më financimet më të mëdha vetëm 4 prej tyre ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2018, teksa për 6 prej tyre nuk ishin planifikuar për financim.

Projekti më i financuar nga fondet buxhetore gjatë vitit të kaluar ishte rruga e re, Qukës-Qafë-Plloçe e cila mori 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro financime nëpërmjet tre zërave buxhetore, teksa ishin planifikuar zero fonde në buxhetin 2018.

Rruga e re Qukës- Qafë Plloçe ka qenë një projekt mjaft i debatueshëm ndërmjet eksperteve për mungesën e fisibilitetit. Traseja aktuale kalon në lartësi mbi deri në 1300 metra mbi nivelin e detit duke vënë në dyshim përdorimin e saj gjatë dimrit çka do të krijojë kosto të larta mirëmbajtje, teksa aksi i ri ka të njëjtën gjatësi me aksin aktual, 40 kilometra.

Projekti i dytë më i financuar ishte rimëkëmbja e energjisë me vlerë 2.8 miliardë lekë se rrjedhojë e disbursimit të kredisë së BERZH , nëpërmjet dy zërave buxhetore. Edhe për këtë projekt ishte parashikuar 0 financim për vitin që shkoi.

Projekti i tretë më i financuar gjatë vitit 2018 ishte projekti i furnizimit me ujë për qytetet bregdetare që me një vlerë financimi 2 miliardë lekë, për të cilin nuk ishte planifikuar financim për vitin 2018.

Projekti i katërt më i financuar ishte rikonstruksioni i rrugës Harku i Bërdicës me vlerë 1.3 miliardë lekë, i parashikuar në buxhet.

Kompensimi për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Devoll, një projekt për ndërtimin e një rrugë të re në zonën ku po ndërtohen HEC ka kushtuar 1,3 miliardë lekë dhe përfshihet në projektet e mëdha të financuara.

Projekti i Alpeve shqiptare mori gjithashtu 1.1 miliardë lekë të cilat nuk ishin programuar në buxhet.

Rreth 1.1 miliardë lekë ishte edhe financimi për rrugën Kardhiq-Delvinë nëpërmjet dy zërave me nga mbi 500 milionë lekë secili.

Rreth 1 miliardë lekë u dhanë për projektin sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore për realizimin te cilës Ministria e Mbrojtjes ka lidhur një Lockheed Martin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.