☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

A do jetë fati i qeverisë së re në Mal të Zi në duart e partisë së Dritan Abazoviqit?

Në Mal të Zi kësaj të dile u  mbajten zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Dalja në këto zgjedhje ishta masive ku në votime morën pjesë 409 880 qytetarë apo 75,9 %. Ashtu edhe siç ishte parashikuar rezultati i këtyre zgjedhjeve rezultoi të jetë i ngushtë dhe për herë të parë DPS-i me partnerët e vet nuk mund të ketë shumicën parlamentare, shkruan Ulqini Online.

Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara nga Cemi, rezulton se partitë opozitare do të kenë 42 deputetë nga 81 sa ka parlamenti i Malit të Zi.

Në këtë situatë, në numrin e deputetëve të opozitës janë edhe 4 deputetët e Lëvizjes URA në krye të së cilës është politikani i lindur ne Ulqin, deputet ne parlamentin aktual, Dritan Abazoviqi të cilët do të jenë vendimtar për formimin e qeverisë së re. Në tubimin përmbyllës të tij në Ulqin Abazoviqi ka folur edhe për atë se çka do të bëjë nëse partia e tij do të jetë vendimtare në formimin e qeverisë se re.

Abazoviç theksoi se ata duan të ndryshojnë qeverinë në mënyrë paqësore dhe të fillojnë një pikë demokratike të zhvillimit.

“Unë ju zgjas duart të gjithëve, partitë e pakicave që kanë ekspertë të na i japin, partitë e tjera të opozitës të na japin ekspertet, le t’i japin ekspertët e tyre çdokush që dëshiron ndryshime. Koha e skllevërve ka mbaruar, ne meritojmë kohën e Evropës, kozmopolitizmit, lirisë, drejtësisë, të vërtetës, dinjitetin. Le të fluturojnë flamingot nga Kriporja dhe të sjellin mesazhin e paqes dhe ndryshimit “, kështu deklaroi Abazoviq në fjalën e tij në tubimin në Ulqin.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.