☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,557 ▲0.18%
DOW 52,594 ▲0.16%
NASDAQ 26,187 ▲0.31%
NAFTA 79.75 ▲0.52%
ARI 4,070 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,856 ▲ +0.42% ETH $1,924 ▲ +2.62% XRP $1.1125 ▼ -0.01% SOL $77.5600 ▲ +0.35%
S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,594 ▲0.16 % NASDAQ 26,187 ▲0.31 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,070 ▲0.01 % S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,594 ▲0.16 % NASDAQ 26,187 ▲0.31 % NAFTA 79.75 ▲0.52 % ARI 4,070 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku: Do nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së – momentalisht do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkesës për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Abdixhiku tha se, në respekt të statutit të LDK-së dhe vullnetit të një të tretës së delegatëve, ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm që të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

“LDK ka qenë dhe duhet të mbetet shtëpi e demokracisë. Nuk do t’i shmangem asnjë procesi demokratik, nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, deklaroi Abdixhiku.

Ai njoftoi se për shkak të kësaj nisme do të ndërpresë angazhimet për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke thënë se nuk është serioze të vazhdojë negociatat në emër të LDK-së derisa mandati i tij për ta përfaqësuar partinë është vënë në diskutim.

“Kjo nismë vjen në një moment shumë kritik për ne si parti dhe për vendin. Vjen gjatë bisedimeve për formimin e institucioneve, kur nuk do të duhej të kishim as kohë e as energji për interesa të tjera, përveç krijimit të institucioneve të shtetit”, tha ai./Telegrafi.

Kreu i LDK-së shprehu zhgënjim për kohën kur është ndërmarrë iniciativa, duke theksuar se ajo vjen vetëm pak muaj pas Kuvendit të 30 janarit dhe pas zgjedhjeve ku, sipas tij, partia shënoi rritje.

“Do të kisha preferuar më shumë qetësi dhe më shumë mundësi për punë. Ndonjëherë pyes veten se ku do të ishim sot si LDK, sikur kjo energji të ishte drejtuar në ngritjen e partisë dhe jo në betejën për karrige”, tha Abdixhiku.

Ai paralajmëroi se procesi mund të dëmtojë partinë dhe të ndikojë edhe në funksionimin institucional të vendit.

“Jemi të detyruar ta kthejmë vëmendjen sërish nga vetja, në një proces që mund të na dëmtojë nga brenda dhe ta lërë Kosovën pa institucione, potencialisht edhe përballë zgjedhjeve të reja në vjeshtë”, u shpreh ai.

Abdixhiku kritikoi ata që e kanë nisur iniciativën, duke thënë se përgjegjësinë për pasojat e saj do ta mbajnë organizatorët.

“Unë nuk mund ta mbaj përgjegjësinë për një proces që nuk e kam nisur, nuk e kam kërkuar dhe nuk e kam pritur. Përgjegjësinë për këtë nismë dhe për dëmet që mund të krijojë do ta marrin ata që e kanë nisur dhe organizuar”, tha ai.

Megjithatë, Abdixhiku tha se do të përballet me procesin me qetësi dhe besim te delegatët e LDK-së.

“Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do t’i iki. Do të dal përballë me qetësinë që më jep e drejta, me dinjitetin që kërkon përgjegjësia dhe me vendosmërinë për ta mbrojtur rrugën tonë”, deklaroi ai.

Në fund, ai u bëri thirrje mbështetësve të LDK-së që të mos e humbin besimin dhe të vazhdojnë të angazhohen për partinë.

“Mos lejoni që zhgënjimi t’ju largojë. Mos lejoni që askush t’ju bindë se zëri juaj nuk ka peshë. E ardhmja është në duart tuaja”, përfundoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.