☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 14 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▲0%
ARI 4,239 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $64,092 ▼ -0.23% ETH $1,673 ▼ -0.14% XRP $1.1401 ▼ -0.57% SOL $68.0600 ▼ -0.13%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▲0 % ARI 4,239 ▲0 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▲0 % ARI 4,239 ▲0 %
EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1567 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9218 EUR/ALL 95.1617 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3784 EUR/TRY 53.5732 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6170
14 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ademi nga Lëvizja Studentore takon përfaqësues të BE-së, diskutohen të drejtat e shqiptarëve dhe Marrëveshja e Ohrit

Përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore ka zhvilluar takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimi i të drejtave të komuniteteve.

Sipas Ademit, gjatë takimit është theksuar nevoja që Bashkimi Evropian të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç vepron për komunitetet e tjera në rajon.

Ademi në njoftimin e tij në rrjetet sociale shkruan se shqiptarët janë faktor shtetformues dhe se mbrojtja e të drejtave themelore mbetet busulla e çdo procesi demokratik.

Njoftimi i plotë i Mevlan Ademit:

Gjatë vizitës sonë në Bruksel zhvilluam një takim me Frederick Swinnen nga Komisioni Evropian dhe Clare Dowdle nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit që lidhen me sundimin e ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.Gjatë bisedës nënvizuam se Bashkimi Evropian duhet të tregojë të njëjtin fokus, vëmendje dhe përkushtim ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ashtu siç tregon ndaj të drejtave të komuniteteve të tjera në rajon.Theksuam se shqiptarët janë faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe se BE-ja, si bashkëgarantuese e Marrëveshjes së Ohrit dhe promotore e vlerave demokratike evropiane, ka një rol të rëndësishëm në sigurimin e respektimit të standardeve të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Parimet e barazisë, drejtësisë, dinjitetit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore duhet të mbeten busulla e çdo procesi demokratik dhe integrues.Në fund, shpreh falënderimin tim për Ambasadorin Rokas dhe Ambasadorin Gonzato për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike dhe integruese në vend, si dhe për kontributin e tyre në organizimin e kësaj vizite të suksesshme në Bruksel.Dialogu, respekti dhe standardet evropiane mbeten rruga më e sigurt drejt një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më demokratike për të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.