☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Agjiro 2017, festa e muzikës dhe kostumeve folklorike pushton Gjirokastrën

Qyteti muzeal i Gjirokastrës shndërruar në vendin e festës me aktivitete të larmishme ku spikat folklori i zonave të ndryshme të vendit, por edhe ndërkombëtar.

Gjirokastra ka hapur dyert për një ngjarje të rëndësishme, Argjiro Fest 2017, aktivitet i cili ngriti siparin me parakalimin e grupeve te shumta folklorike pikërisht nga Sheshi i Çerçizit për të vijuar në odeonin e qytetit aty ku edhe jepen shfaqjet.

 Kryebashkiakja Zamira Rami ka ftuar qytetarët në mbarë vendin të vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.

“Janë të ftuar të gjithë gjirokastritët që janë anë e mbanë Shqipërisë por edhe përtej kufijve të saj. Po pse jo edhe banorët e qyteteve të tjera që kanë dëshirë të kalojnë një fundjavë ndryshe në Gjirokastër mund të vijnë dhe të kënaqen në këtë 4 ditësh plot me aktivitete”, tha Rami

Të mrekulluar për atë që gjetën në Gjirokastër, përfaqësues nga komunitetin arbëresh në Itali u shprehen se “kjo është hera e tretë që vijmë në këtë vend kaq të bukur. Eshtë një manifestim i bukur. Ne i ruajmë traditat tona dhe shoh që gjithçka këtu është shumë e ndjerë.”

Krahas Argjiro Fest, në Gjirokastër janë organizuar edhe evente të tjera si parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit.

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit i çelur në Gjirokastër ka përfshirë rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbare vendi. 

Ata kanë ekspozuar prodhimet karakteristike në Pazarin e gurtë duke risjellë edhe një herë në vëmendje traditën e punimeve në gur të skalitur, drugdhendje, punimet me avlemend apo edhe kostumeve popullore qindra vjeçare.

Vetë artizanët pjesa me e madhe e të cilëve kanë qenë pjesëmarrës edhe në edicionet e mëparshme shprehen se ky panair është një vlerësim që kthen vëmendjen nga tradita e punimeve me dorë.

Panairi i artizaneve është ndjekur me kershëri dhe nga dhjetra qytetarë gjirokastritë ndërsa nuk kanë munguar edhe turistë te huaj ,vizitorë të qytetit të gurte në këto ditë vjeshte .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.