Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 99.06 ▲3.81%
ARI 4,688 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,754 ▼ -0.01% ETH $2,330 ▲ +0.02% XRP $1.4487 ▲ +2.1% SOL $95.2900 ▲ +1.9%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.06 ▲3.81 % ARI 4,688 ▼0.91 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.06 ▲3.81 % ARI 4,688 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Sporti

Agolli: Gjithmonë gati për Shqipërinë, jemi përgatitur për fitore

Pas eksperimenteve të shumta në miqësoret e fundit, Christian Panucci nuk gjeti një titullar për krahun e majtë të mbrojtjes dhe për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ka rikthyer Ansi Agollin.

Kapiteni i kuqezinjve doli sot në konferencën për shtyp, ku tregoi se është gjithmonë gati për të kontribuar për Shqipërinë dhe se skuadra synon fitoren ndaj Izraelit, në ndeshjen e nesërme në mbrëmje.

Riktheheni në kombëtare në një moment kritik. Misteri insiston tek eksperienca…

Duhet të jemi gati sa herë na thërret kombëtarja. Vijmë këtu, japim ndihmën dhe eksperiencën tonë brenda dhe jashtë fushe. Bëjmë punën tonë, duke dhënë maksimumin.

Si e keni gjetur ambientin e kombëtares, pas rikthimit dhe si i keni parë dy humbjet në fundit në miqësore?

Nuk më duket që kam ikur ndonjëherë nga skuadra. Janë po të njëjtët djem dhe disa prurje të reja, ata duhet ta fitojnë vetë vendin. Klima është e mirë dhe kemi punuar për ndeshjen e radhës. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet. Madje te këto humbje grupi ka nxjerrë mësime.

Cili është objektivi në Ligën e Kombeve?

Është pak herët të flasim. Është një eksperiencë e re. Objektivi i parë është të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ta fitojmë ndeshjen. Më pas duhet të shohim ecurinë, të mendojmë nga ndeshja në ndeshje.

Shqipëria sot është më e fortë apo më e dobët se në humbjen 0-3 me Izraelin?

Kemi eksperiencë jo të mirë me Izraelin në Shqipëri. Atëherë ndikuan shumë faktorë. Mendoj që nuk dhamë atë që duhet, u ndëshkuam me karton të kuq, pësuam gol… Atëherë nuk dhamë atë që donim. Nesër është një ndeshje e re, diçka tjetër.

Cili është problemi që po pësojmë kaq shumë gola, ndërkohë që në eliminatoret e Evropianit ndëshkoheshim shumë pak?

Nuk mund ta bëjmë lidhjen me eliminatoret e Evropianit. T’i lëmë pas ato që kanë ndodhur në miqësore, është një fillim i ri dhe duhet të jemi gati. Madje besoj se jemi gati për Izraelin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.