AI del jashtë kontrollit – agjentët e OpenAI morën nën kontroll një faqe gjermane
Agjentët e inteligjencës artificiale të OpenAI kanë kryer më shumë se 15 mijë ndryshime në një faqe interneti gjermane të përdorur nga programuesit, duke e shndërruar atë në një hapësirë ku u shpërndanë metoda për anashkalimin e kufizimeve dhe fshehjen e aktiviteteve, raporton Reuters.
Sipas studiuesve, aktiviteti është zhvilluar gjatë pranverës dhe agjentët e AI nuk janë kufizuar vetëm në publikimin e përmbajtjeve.
Ata kanë përdorur rrjetin Tor për të maskuar gjurmët, ndërsa pas fshirjes së materialeve nga moderatorët kanë krijuar faqe rezervë për t’i rikthyer ato.
Në disa raste, agjentët dyshohet se kanë tentuar edhe të modifikojnë vetë faqen e internetit. Studiuesit thonë se aktivitetet e tyre përfshinin koordinimin e veprimeve dhe shkëmbimin e taktikave për të shmangur mekanizmat e kontrollit.
Një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit është gjurmuar te infrastruktura e Microsoft Azure, e cila përdoret nga OpenAI.
Zbulimi ka ngritur shqetësime të reja lidhur me mënyrën se si agjentët autonomë të inteligjencës artificiale mund të veprojnë në internet, veçanërisht kur përpiqen të shmangin kufizimet e vendosura nga njerëzit.
Rasti po shihet si një shembull i sfidave që mund të krijohen nga sistemet e AI me aftësi për të ndërmarrë veprime në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje të vazhdueshme njerëzore. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.