🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.14 ▼1.11%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,673 ▲ +3.42% ETH $2,432 ▲ +5.81% XRP $1.3117 ▲ +2.81% SOL $96.3200 ▲ +3.53%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.14 ▼1.11 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksident në aksin Delvinë–Sarandë, autobusi godet 65-vjeçarin transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë–Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj.

Sipas të dhënave paraprake, në afërsi të një pike karburanti, autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë.

Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar fillimisht nga vendngjarja, ndërsa më vonë është kapur nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Nga testi i alkoolit, drejtuesi ka rezultuar me vlerën 0.00 mg/l.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

65-vjeçari është transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë dhe gjendja e tij është vlerësuar e rëndë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, është vendosur transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Helikopteri është ulur në pistën e Portit të Sarandës, ku 65-vjeçari është transportuar me ambulancë nga spitali dhe më pas është nisur drejt Tiranës.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 08:00, në fshatin Bajkaj, autobusi me drejtues shtetasin V. Z., 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. V., 64 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e autobusit, pak minuta pas largimit nga vendi i aksidentit, dhe e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.