Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.94 ▲0.52%
ARI 4,459 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,203 ▲ +1.48% ETH $1,898 ▲ +0.18% XRP $0.9949 ▼ -0.64% SOL $75.4700 ▲ +0.17%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.94 ▲0.52 % ARI 4,459 ▼0.34 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.94 ▲0.52 % ARI 4,459 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Aksidentet me mjetet me dy rrota, dëmtimet në kokë dhe shtyllën kurrizore ndër pasojat më serioze

Përdorimi në rritje i motorëve, biçikletave dhe mjeteve të tjera me dy rrota është shoqëruar edhe me një numër më të lartë aksidentesh. Dëmtimet në kokë dhe shtyllën kurrizore mbeten ndër pasojat më serioze.

“Të gjitha mjetet me dy rrota, apo zakonisht monopatinat, na kanë treguar që dëmtimet janë goxha të mëdha sepse përplasjet zakonisht janë në kokë dhe në pjesët e gjymtyrëve, duke dhënë hemorragji cerebrale apo edhe fraktura,” tha Jurgen Kinka, mjek neurokirurg.

Pajisjet mbrojtëse mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e dëmtimeve të rënda.

“Një kokore, nëse nuk është e duhura ose nuk vendoset siç duhet, është e barabartë prapë me pasoja të tjera, sepse qëllimi i saj është për të zbutur goditjen. Duhet fiksuar mirë dhe duhet marrë me përmasat e kokës. Natyrisht duhen masa mbrojtëse edhe për pjesën e artikulacioneve, të cilat janë shumë lehtësisht të dëmtueshme”, tha ai.

Edhe një rrëzim që mund të duket i lehtë, në disa raste mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

“Ka raste, për shembull, që vijnë në gjendje të mirë, por mund të kenë përgjumje. Shenjat e përgjumjes nuk janë pozitive, sepse tregojnë për një vuajtje të trurit. Nëse keni të vjella të vazhdueshme, kjo tregon që ka presione të larta në trup. Po ashtu mund të ketë mpirje të ndonjë gjymtyre apo vështirësi në lëvizje, që tregojnë për fraktura të cilat dëmtojnë palcën ose nervin dhe japin pasoja të rënda”, tha ai.

Respektimi i rregullave të sigurisë rrugore dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse janë mënyrat më efektive për të parandaluar dëmtimet e rënda dhe për të mbrojtur jetën e përdoruesve të mjeteve me dy rrota.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.