Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se autoritetet spanjolle do të sqarojnë plotësisht rrethanat e tragjedisë hekurudhore që la 69 viktima. Ai theksoi se do të forcojnë masat e sigurisë, në mënyrë që një aksident i ngjashëm të mos ndodhë përsëri.
“Të gjitha institucionet po punojnë ditë e natë, jo vetëm për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe për të sqaruar çdo detaj të fundit të kësaj tragjedie dhe për të forcuar sigurinë, në mënyrë që të mos ndodhë më kurrë,” u shpreh Sanchez.
Kryeministri spanjoll bëri me dije se mekanizmat shtetërorë janë vënë në lëvizje që në momentet e para pas aksidentit, përmes aktivizimit të Planit të Përgjithshëm Shtetëror të Emergjencës për Mbrojtjen Civile.
Në terren janë mobilizuar edhe Njësia Ushtarake e Emergjencës (UME), Garda Civile, Policia Kombëtare dhe Strukturat e Mbrojtjes Civile.
Sanchez shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e palodhur të shërbimeve të emergjencës dhe ekipeve të mbështetjes psikologjike.
Todas las instituciones estamos trabajando día y noche no solo para dar una respuesta a las víctimas y a sus familiares, sino para esclarecer hasta el último detalle de esta tragedia y reforzar la seguridad para que no vuelva a suceder.Desde el primer momento se ha puesto en… pic.twitter.com/gjmtxDyow3



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.