☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,519 ▼0.24%
DOW 52,915 ▼0.26%
NASDAQ 25,967 ▼0.59%
NAFTA 70.44 ▲2.76%
ARI 4,155 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $64,116 ▲ +0.86% ETH $1,809 ▲ +1.2% XRP $1.1314 ▼ -1.28% SOL $82.6000 ▲ +1.25%
S&P 500 7,519 ▼0.24 % DOW 52,915 ▼0.26 % NASDAQ 25,967 ▼0.59 % NAFTA 70.44 ▲2.76 % ARI 4,155 ▼0.3 % S&P 500 7,519 ▼0.24 % DOW 52,915 ▼0.26 % NASDAQ 25,967 ▼0.59 % NAFTA 70.44 ▲2.76 % ARI 4,155 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Kronika

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi au

Nënë e bijë, të mbijetuara të aksidentit tragjik të 30 qershorit në autostradën Tiranë–Durrës, po përballen me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike, pasi humbën gjymtyrë si pasojë e përplasjes që i mori jetën shoferit të autobusit dhe la të plagosur edhe 12 pasagjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, Ornela Lazaj, vajza dhe motra e të aksidentuarave, rrëfeu momentet dramatike që përjetoi familja pasi mësoi për ngjarjen.

Ajo tregoi se nëna dhe motra po udhëtonin nga Greqia drejt Beratit për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së vëllait të nënës. Familja humbi kontaktet me to gjatë kthimit dhe aksidentin e mori vesh fillimisht nga mediat.

Nuk gjej fjalë të përshkruaj gjendjen tonë aktuale. Mami u nis nga Greqia se kishte përvjetorin e të vëllait në Berat dhe një ditë më parë fola me mamin dhe motrën ditën tjetër nuk kisha kontakt kur ato po ktheheshin dhe e kemi marrë vesh nga mediat që ka ndodhur një aksident. Babi ka dëgjuar ne media dhe i shqetësuar se mami dhe motra nuk po ja hapnin telefonin pastaj kanë kontaktuar te afërmit që janë në Shqipëri. Kur kanë shkuar në spitalin e traumës kanë parë që kanë qenë mami dhe motra. Për momentin atje nuk i kanë dhënë shumë informacion për shkak të gjendjes. Motra dhe mami kanë qenë të ulura pas shoferit”, u shpreh Ornela Lazaj.

Sipas saj, të dyja vazhdojnë të jenë të traumatizuara nga ajo që përjetuan në autobus. Ato kanë rrëfyer se shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe barriera mbrojtëse depërtoi përmes autobusit, ndërsa brenda dëgjoheshin britmat e pasagjerëve.

Sot motra dhe mami janë në një spital privat në Greqi për momentin gjendja e tyre nuk është e mirë dhe më shumë gjendja e motrës është kritike sepse në aksident pësoi humbje të këmbës së djathtë dhe shumë dëmtime të rënda të këmbës së majtë. Mami ka humbur këmbën majtë dhe ka dëmtime të brinjëve në pjesën e kraharorit. Motra do të ketë një tjetër operacion këtë fundjavë. Kemi pasur shumë persona që na kanë kontaktuar dhe gjaku është siguruar brenda një ore dhe i falënderoj të gjithë njerëzit që dhuruan gjak”, tha ajo.

Mjekët në Greqi vijojnë trajtimin e tyre, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vajza të humbasë edhe një pjesë të këmbës së dytë, për shkak të dëmtimeve të rënda në shputë dhe thyerjeve të shumta të kockave.

Motra dhe mami janë shumë të ngarkuara psikologjikisht, tregojnë në lidhje me aksidentin që kanë përjetuar. Tregojnë se si shoferi e humbi kontrollin dhe barriera e përshkoi autobusin mes për mes dhe thonin se dëgjonin të bërtiturat. Mami i thoshte motrës: ska rëndësi se në kemi humbur një këmbë por ne jemi gjallë. Spitali në Greqi kanë bërë një reduktim të këmbës që ato kanë humbur. Mjekët thonë se motra mund ta humbi një pjesë të këmbës së dytë për shkak se një pjesë e shputës së këmbës ka pësuar një thyerje të të gjithë kockave që lidhin kyçin e këmbës me gishtërinjtë”, theksoi e motra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.