Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.69 ▼1.3%
ARI 4,085 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,262 ▲ +2.52% ETH $1,619 ▲ +2.64% XRP $1.0561 ▲ +1.3% SOL $77.8600 ▲ +4.72%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.69 ▼1.3 % ARI 4,085 ▲0.07 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.69 ▼1.3 % ARI 4,085 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Kosova

Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 16 shtator – paralajmërohen protesta kundër Gjykatës Speciale

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës për ta shtyrë shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për datën 16 shtator ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) e cilësoi procesin gjyqësor në Hagë si politik, duke vlerësuar se zvarritja e vazhdueshme e procedurave po e dëmton besimin në drejtësi.

Nga kjo organizatë u bë e ditur se protestat kundër Gjykatës Speciale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) reagoi ndaj shtyrjes së afatit për shpalljen e aktgjykimit, duke e cilësuar atë të padrejtë. Sipas kësaj partie, zvarritja e vazhdueshme e procesit cenon parimet e drejtësisë dhe krijon pasiguri si për të akuzuarit ashtu edhe për familjet e tyre.

Lidhur me këtë zhvillim reagoi edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar vetëm sa e rikonfirmon bindjen se Gjykata Speciale po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po vazhdojnë të mbahen peng të këtij procesi të padrejtë dhe të pafund. Paraburgimi i stërzgjatur u është shndërruar atyre në një dënim të padrejtë dhe Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë”, ka shkruar Hamza.

Ai shtoi se çdo ditë e një procesi të tillë është e papranueshme dhe se data 16 shtator është tepër e largët për t’i dhënë fund, siç u shpreh ai, kësaj padrejtësie.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara kanë caktuar 16 shtatorin si datë për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shtyrë edhe një herë afatin për vendimin përfundimtar në një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore që zhvillohet në Hagë.

“Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, njoftoi Specialja.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Që të katërtit i kanë mohuar këto akuza dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që përfshijnë rreth 155 viktima.

Prokurorët kanë kërkuar që ata të shpallen fajtorë dhe secili të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Mbi 130 dëshmitarë dëshmuan, ndërsa u pranuam me shkrim 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë në këtë gjyq gjatë tri vjetëve seanca.

Gjyqi ndaj tyre përfundoi në shkurt, ndërsa ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.