☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Aktivitet edukativ për të rinjtë në Kub France Shkodër mbi kinemanë dhe imazhin

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” organizon aktivitetin edukativ “Kinoscope”, një përvojë interaktive në realitetin virtual (VR) që fton pjesëmarrësit të eksplorojnë marrëdhënien mes fotografisë, lëvizjes dhe perceptimit vizual.

Përmes kësaj eksperience, pjesëmarrësit do të zbulojnë se si imazhet statike krijojnë iluzionin e lëvizjes, duke kuptuar parimet që qëndrojnë në themel të lindjes së kinemasë dhe evolucionit të artit audiovizual. Aktiviteti, i cili zhvillohet nesër, synon të ndërthurë historinë e fotografisë me teknologjinë bashkëkohore, duke ofruar një mënyrë inovative për të përjetuar dhe interpretuar imazhin.

Programi përfshin gjithashtu lojëra digjitale nga platforma Micro-Folie, të cilat e bëjnë eksplorimin e artit dhe kulturës më interaktiv dhe argëtues për pjesëmarrësit.

Aktiviteti në Kub France Shkodra, do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i cili do të shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience. “Kinoscope” është i hapur për fëmijë mbi moshën 10 vjeç, ka një kapacitet prej 10 pjesëmarrësish dhe zhvillohet pa pagesë, dhe pa qenë e nevojshme përvoja e mëparshme. “Marubi” fton në këtë aktivitet ku mjaftojnë kurioziteti dhe dëshira për të zbuluar botën e imazhit përmes teknologjisë dhe krijimtarisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.