☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,668 ▲ +0.24% ETH $2,493 ▼ -0.06% XRP $1.4048 ▲ +0.58% SOL $109.7800 ▼ -0.67%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

Akuza për spiunazh për Kinën, arrestohet çifti gjerman në Mynih

Një çift i martuar është arrestuar në Mynih nën dyshimet për spiunazh për Kinën. Çifti gjerman dyshohet se kanë krijuar kontakte me shkencëtarë të shumtë në universitete dhe institute kërkimore gjermane në një përpjekje për të marrë informacion shkencor mbi teknologjinë e lartë që mund të ketë zbatime ushtarake.

Sipas prokurorëve, të dyshuarit kishin në shënjestër profesorë në fushat e inxhinierisë hapësinore, shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.

Kur iu afroheshin akademikëve, dy të dyshuarit nganjëherë paraqiteshin si përkthyes dhe nganjëherë si punonjës të një kompanie automobilash.“Disa shkencëtarë u joshën me pretekstin e dhënies së leksioneve të paguara në Kinë për një audiencë politike”, thanë prokurorët. “Në realitet, këto leksione u ndanë më pas me anëtarë të kompanive shtetërore të mbrojtjes.”Të dy të dyshuarit do të paraqiten më vonë sot para një gjykate federale gjermane, e cila do të vendosë nëse do t’i lërë ata në paraburgim. Prokurorët thanë se operacionet policore në lidhje me rastin u kryen njëkohësisht në shtetet e Baden-Wurttemberg, Bavarisë, Berlinit, Brandenburgut, Saksonisë së Poshtme dhe North Rhine-Westphalia.

Megjithatë, këto operacione kishin për qëllim afrimin e dëshmitarëve dhe jo ndjekjen e të dyshuarve të tjerë. Në Mynih, u kontrolluan shtëpitë private dhe vendet e punës të dy të arrestuarve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.