🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 94.23 ▲1.76%
ARI 4,163 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,274 ▼ -0.26% ETH $2,673 ▲ +0.54% XRP $1.4914 ▼ -0.47% SOL $118.0800 ▼ -1.72%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.23 ▲1.76 % ARI 4,163 ▼0.14 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.23 ▲1.76 % ARI 4,163 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre

Kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të kryer ndryshime në Kushtetutë.

Duke iu referuar tre reformave, asaj territoriale-administrative, zgjedhore dhe reformës kushtetuese, Alibeaj vuri në dukje se Rama dhe Berisha duket se tashmë kanë gjetur dakordësinë për këto tre reforma të mëdha.

“Dyshoj shumë për të mos thënë që e kam bindje. Sot që flasim jemi pothuajse 1 vit pas zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar, të thëna me të madhe nga ana e Sali Berishës; U vodhën, u blenë, s’kishte proces, Edi Rama armiku i demokracisë, grup i strukturuar kriminal kundër demokracisë.

Pa ka kaluar 1 vit ja ku jemi. Janë tre reforma të mëdha shtetformuese që Sali Berisha dhe Edi Rama kanë ngritur në këmbë; reforma territoriale-administrative, reforma zgjedhore dhe mesa duket reforma kushtetuese. Madje në momente të caktuara kanë shprehur dakordësinë e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi në tej se Berisha dhe Rama janë duke mbrojtur interesat e tyre në këtë rast ku përfaqësuesit e tyre, sipas Alibeajt janë gati të fusin duart në Kushtetutë.

“Sinjali i parë për reformën kushtetuese dhënë nga Rama më 11 shtator të 2025-s pasuar mbas një muaji apo 2 muaji me dakordësinë e Sali Berishës. Sot që flasim kemi parë sinjale të qarta edhe nga përfaqësuesit e tyre, Damian Gjiknuri që thotë se mund të fusim duart në Kushtetutë.

Ka qenë një tabu shumë e shumë vite. Përtej fasadës, luftës, hipokrizisë, antagonizmit të shtirur mes tyre kanë gjetur gjuhën që për këto elemente kaq të rëndësishme reforma territoriale-administrative, reforma zgjedhore dhe reforma kushtetuese të gjejnë paktin e tyre, që mesa duket për një mendje mesatare do të mbrojnë interesin e tyre”, nënvizoi më tej Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.