☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,447 ▲ +0.58% ETH $2,245 ▲ +1.56% XRP $1.2568 ▲ +3.69% SOL $96.5900 ▲ +2.68%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ambasada Britanike e Gjermane mohojnë tërheqjen e stafit nga Kosova në prag të vendimit në Hagë

Teksa jemi në pritje të vendimit final nga Gjykata Speciale në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u raportua se ambasada dhe misione diplomatike në Kosovë po tërheqin stafin nga Kosova duke lënë vetëm stafin esencial, për shkak të frikës siç thuhej, për tensionet që mund të shkaktohen para dhe më 16 shtator.

Radio Dukagjini ka kontaktuar ambasada dhe misione diplomatike për të kuptuar nëse një lëvizje e tillë e stafit është e vërtetë.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mohuar reduktimin e stafit të saj në vend.

“Pretendimet se Ambasada Britanike ka reduktuar, zhvendosur ose tërhequr stafin nga Kosova janë të rreme. Ambasada vazhdon të funksionojë normalisht dhe të kryejë të gjithë gamën e aktiviteteve të saj në të gjithë Kosovën. Siç është praktikë standarde, ne i mbajmë rregullimet e sigurisë nën shqyrtim të rregullt” ka deklaruar Ambasada në përgjigjen e tyre për Radio Dukagjinin.

Nga ambasada tutje kanë deklaruar se edhe pretendimet se misionet ndërkombëtare kanë ndonjë informacion më tepër për vendimin e 16 shtatorit, janë të pasakta.

“Vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës janë çështje e Gjykatës. Çdo sugjerim se misionet ndërkombëtare kanë marrë informacion paraprak në lidhje me vendimin është i pasaktë.” ka konfirmuar ambasada.

Se nuk ka ndonjë plan për zhvendosjen e stafit ka konfirmuar për Radio Dukagjinin edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

“Ambasada Gjermane nuk ka në plan të zhvendosë asnjë pjesëtar të stafit”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ditë më parë deklaroi se është i frikësuar për mundësinë e tensioneve në Kosovë në prag të shpalljes së vendimit final për ish krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtyre deklaratave i është kundërpërgjigjur nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, i cili theksoi se Vuçiq nuk ka arsye të ndihet i frikësuar, pasi sipas tij, veteranët kanë treguar trimërinë e tyre kur duhej, gjatë luftës. /Radio Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.