🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.86 ▼1.43%
ARI 4,141 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,724 ▲ +5.03% ETH $2,430 ▲ +7.37% XRP $1.3090 ▲ +4.32% SOL $96.2000 ▲ +4.78%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.86 ▼1.43 % ARI 4,141 ▲1.67 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.86 ▼1.43 % ARI 4,141 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja Yuri Kim takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin Begaj, zbardhet çfarë u diskutua

Një ditë pas samitit BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj. Ka qenë vetë diplomatja që ka dhënë detaje për takimin mes tyre.
Në një reagim në Twitter, Ambasadorja shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, për rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Faleminderit Presidentit Bajram Begaj për mundësinë për të shprehur urimet për  pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor- hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. Mbështes fuqimisht përpjekjet për të ndërmarrë hapat e nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”- shkroi Kim.
Diplomatja shtoi se gjatë takimit u bë një një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën   marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes” -shton diplomatja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.