🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.24 ▼1%
ARI 4,143 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +5.94% ETH $2,427 ▲ +8.41% XRP $1.3062 ▲ +4.45% SOL $96.3200 ▲ +6.45%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.24 ▼1 % ARI 4,143 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 14:00. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.
Krahas anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli, janë ftuar edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen në një kohë kur Shqipëria vitin e shkuar u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, dhe pas kapjes së një grupi prej tre personash që dyshohet se u dërguan nga Rusia me qëllime spiunazhi.

“Në vijim të njoftimit paraprak, ju bëjmë me dije se sot në orën 14:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Referuar parimeve të sigurisë në të cilat zhvillohet kjo mbledhje, Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë përgjegjës për përcjelljen e materialeve filmike dhe fotografike si dhe informacionit përkatës në kohë reale”, sipas njoftimit të Presidencës.

1 Koment

  • SEO Guy 24 Janar 2023, 19:55

    Presidenti Begaj do I rreshtoje ne rresht per nje te gjithe.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.