☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.44 ▼1.05%
ARI 4,105 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,788 ▼ -0.36% ETH $1,677 ▼ -1.04% XRP $1.1012 ▼ -1.28% SOL $69.6200 ▼ -1.18%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Arte

“Animacion” në Galerinë FAB, ekspozita që ndërthur artin pamor, historinë dhe praktikat bashkëkohore të animacionit

Nga Julia Vrapi

“Animacion” vjen si një ekspozitë e re në jetën artistike dhe kulturore të Tiranës këtë sezon, që ndërthur artin pamor, historinë dhe praktikat bashkëkohore të animacionit. Ekspozita që u çel këto ditë në mjediset e galerisë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, prezanton krijimet e studentëve të Atelier Grafikës. Ekspozita sjell një vështrim mbi animacionin si gjuhë artistike, akademike dhe eksperimentale, duke ndërthurur historinë, procesin krijues dhe perspektivat e tij bashkëkohore dhe u hap me pjesëmarrjen e artistëve dhe profesorëve të ftuar Gazmend Leka dhe Bujar Kapexhiu.

Pedagogët Ardian Isufi dhe Petraq Papa thonë se animacioni është një nga gjuhët artistike më komplekse dhe më magjepsëse të kulturës moderne, sepse i vendosur në kufirin ndërmjet artit pamor, kinemasë, muzikës, letërsisë dhe teknologjisë e transformon imazhin nga një objekt statik në një ngjarje që zhvillohet në kohë dhe në këtë proces, vizatimi, forma dhe figura fitojnë ritëm, frymë dhe jetë. “Historia e animacionit nis shumë përpara kinemasë, që nga eksperimentet optike të shekullit XIX, me fenakistoskopin dhe zoetropin, deri tek filmat pionierë të animatorëve si Émile Cohl dhe Winsor McCay”, thuhet në tekstin e tyre. Sot animacioni është një nga format më të rëndësishme të komunikimit duke përfshirë filmin, videolojërat, artin digjital, realitetin virtual dhe industrinë kreative globale.

Sipas pedagogëve Ardian Isufi dhe Petraq Papa, pavarësisht kushteve të kufizuara teknologjike dhe zhvillimit përmes vizatimit tradicional, animatorët shqiptarë kanë krijuar një trashëgimi të rëndësishme artistike. “Në Shqipëri, historia e animacionit ka qenë më modeste, por jo më pak domethënëse, e cila lidhet me zhvillimin e filmit të animuar pranë Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku animatorë si Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso, apo ekipe me grafistë dhe piktorë krijuan veprat e para të animacionit shqiptar. Fillimet ishin në kushtet e një infrastrukture të kufizuar teknologjike dhe u zhvillua kryesisht përmes vizatimit tradicional, duke krijuar një trashëgimi të rëndësishme artistike dhe metodike. Kontributet e artistëve si animatorë, karikaturistëve dhe ilustratorëve shqiptarë edhe në të tashmen tonë dëshmojnë se kultura e imazhit në lëvizje ka qenë gjithmonë e pranishme, edhe pse shpesh në periferi të institucioneve akademike dhe të tregut kulturor”, thuhet në tekstin shpjegues të tyre. Për profesorët Ardian Isufi dhe Petraq Papa, ekspozita në galerinë FAB paraqet një moment reflektimi mbi këtë histori dhe njëkohësisht një vështrim drejt së ardhmes dhe në këtë kontekst hapësirat ndërtohen në tre seksione që ndërthurin memorien, krijimin dhe eksperimentin.

“Animacion” dhe prezantimi i veprave

“Animacion” në galerinë FAB vjen e organizuar në tre seksione, ku i pari është “Histori në transformim” kurator Harri Aleksi. Sipas profesorëve Ardian Isufi dhe Petraq Papa, “Histori në transformim” rikthen vëmendjen te rrënjët e animacionit dhe te marrëdhënia ndërmjet vizatimit, narrativës dhe kohës. “Historia nuk paraqitet si një arkivë e mbyllur, por si një proces i vazhdueshëm ri-shpikjeje”, shpjegojnë ata në tekst. Seksioni 2 -KAIO, projekt diplome studentore, që shfaq potencialin krijues të brezit të ri në përdorimin e animacionit si mjet artistik dhe narrativ. Kurator Darla Mazreku dhe Kein Katroshi.

Seksioni 3- “Laborator nga skica tek fryma”, kurator Marsel Zara. Në “Laborator: nga skica tek fryma”, që sjell në qendër procesin krijues, skicën, gabimin, eksperimentin dhe kërkimin, sipas profesorëve Ardian Isufi dhe Petraq Papa, kjo hapësirë zhvilluese studentore e sheh animacionin jo si produkt final, por si një terren të hapur ku idetë vazhdojnë të transformohen. Ekspozita në galerinë FAB, sipas tyre synon të jetë më shumë sesa një prezantim veprash, por për të përfaqësuar një hap drejt konsolidimit të animacionit si fushë akademike dhe profesionale brenda Universitetit të Arteve. Ekspozita “Animacion” në galerinë FAB vijon të mbetet e hapur deri më 26 qershor, duke sjellë në vëmendje punët dhe proceset krijuese të studentëve të Atelier Grafikës. Ekspozita këtë qershor është në vijim dhe të atyre më parë me punime të studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.