☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.26 ▲0.29%
ARI 4,725 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,692 ▲ +3.16% ETH $2,495 ▲ +2.32% XRP $1.5049 ▲ +2.01% SOL $101.1100 ▲ +7.27%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.26 ▲0.29 % ARI 4,725 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump kërcënon me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Spanjën

ANKARA, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Spanjës gjatë samitit të NATO-s në Ankara, duke kërcënuar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me këtë vend për shkak të shpenzimeve të ulëta në mbrojtje dhe qëndrimit të Madridit ndaj Iranit.

“Spanja është një rast i humbur. Nuk duam të bëjmë më asnjë biznes tregtar me Spanjën”, deklaroi Trump para gazetarëve.

Ai e cilësoi Spanjën si “një partnere të tmerrshme në NATO”, duke shtuar se “nuk merr pjesë siç duhet dhe nuk paguan mjaftueshëm”.

Presidenti amerikan kërkoi madje ndërprerjen e çdo forme tregtie dhe vizitash me Spanjën.

Presidenti Trump ka shprehur prej kohësh pakënaqësi ndaj disa aleatëve evropianë për nivelin e ulët të investimeve në mbrojtje, por kritikat ndaj Spanjës janë veçanërisht të forta.

Një nga arsyet kryesore është refuzimi i Madridit për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake amerikane në jug të vendit për operacione kundër Iranit.

Presidenti amerikan tha se do t’i paraqesë këto shqetësime edhe gjatë takimeve me liderët e NATO-s në Ankara.

Ai theksoi se mbetet “shumë i zemëruar” me disa aleatë për ndarjen e pabarabartë të barrës së mbrojtjes dhe për mungesën e mbështetjes ndaj politikës amerikane për Iranin.

Trump rikujtoi gjithashtu ambicien e tij të kahershme për vendosjen e kontrollit amerikan mbi Groenlandën, duke e përfshirë këtë çështje në listën e temave që synon të diskutojë me aleatët gjatë samitit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.