☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,028 ▲ +0.64% ETH $2,331 ▲ +0.6% XRP $1.4271 ▼ -0.4% SOL $86.5300 ▲ +0.33%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Bota

Anketë mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Rezultatet e  një sondazhi të ri,  lëshuar të hënën, venë në dukje se më shumë amerikanë  do të votonin për demokratin Bernie Sanders apo do ta konsideronin atë, para çdo kandidati tjetër të mbetur në garën presidenciale 2016.

Sondazhi organizuar nga  Associated Press-GfK pyeti 1,076 persona nga 31 marsi deri në 4 prill.  21 për qind thanë se patjetër do të votojnë për Bernie Sanders, dhe 41 për qind thanë se do ta konsiderojnë atë.

Hillary Clinton, e cila kryeson ndaj Bernie Sanders në garën demokrate, u rendit e dyta me 50 për qind. Në anën republikane, Ted Cruz dhe John Kasich secili fitoi 43 për qind, ndërsa kryesuesi Donald Trump u rendit i fundit me 35 për qind.

63 për qind e të anketuarve thanë se nuk do ta mbështesnin në asnjë mënyrë zotin Trump. Në sondazhin e muajit shkurt ky numër ishte 54 për qind. Zotërinjtë Kasich dhe Sanders ishin të vetmit që treguan përmirësim të rëndësishëm në këtë pikë.

Anketa gjithashtu shqyrtoi një garë të mundshme midis Hillari Clintonit dhe Donald Trumpit;  43 për qind e të anketuarve, thanë se znj. Clinton përfaqëson qëndrimet e tyre mbi çështje të rëndësishme, krahasuar me 30 për qind për z. Trump.

Kandidatja Clinton gjithashtu kishte një avantazh të ngjashëm përsa i përket se kush do ta trajtojë më mirë imazhin e SHBA-së jashtë vendit, plotësimin e vendeve të Gjykatës së Lartë, emigracionin, kujdesin shëndetësor, tregtinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me Kongresin. Të dy kandidatët ishin gati të barabartë, mbi çështjet për ekonominë, krijimin e vendeve të punës dhe trajtimin e kërcënimit të paraqitur nga Shteti Islamik.

Partitë demokrate dhe republikane do të zgjedhin zyrtarisht kandidatët e tyre për zgjedhjet e përgjithshme në kuvendet në korrik, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve paraprake në 50 shtetet, nga të cilat 1/3 ende nuk i kanë mbajtur.

Zgjedhjet e ardhshme paraprake për të dyja partitë zhvillohen më 19 prill në Nju Jork, një nga shtetet me më shumë delegatë. Sondazhet tregojnë se milioneri Donald Trump kryeson me rreth 30 për qind ndaj senatorit Ted Cruz dhe guvernatorit John Kasich, ndërsa ish sekretarja e shtetit Hillari Klinton ka një avantazh prej 15 për qind ndaj senatorit Bernie Sanders.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.