🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 79.61 ▼5.98%
ARI 4,109 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $62,661 ▼ -0.79% ETH $1,842 ▼ -0.87% XRP $1.0666 ▼ -1.33% SOL $72.5400 ▼ -0.83%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.61 ▼5.98 % ARI 4,109 ▲0.04 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.61 ▼5.98 % ARI 4,109 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Kosova

Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për veprën kundër administrimit të drejtësisë

Gjykata Speciale ka publikuar Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke anuluar seancat që ishin planifikuar të mbaheshin gjatë muajit gusht.

Vendimi vjen pasi Mbrojtja e Smakajt, më 30 korrik 2026, dorëzoi një njoftim sipas Rregullës 131, me të cilin bëri të ditur se nuk do të paraqiste prova në këtë fazë të procedurës.

Si rrjedhojë, gjykatësi i vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes anuloi seancat e planifikuara për datat 17, 18 dhe 19 gusht 2026, si dhe afatet e përcaktuara më herët në Urdhrin e Dytë për Caktimin e Datave.

Në të njëjtën kohë, gjykatësi urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që deri më 4 gusht 2026, në orën 12:00, të dorëzojë një mocion nëse synon të paraqesë kundërprova.

Në rast se ZPS nuk paraqet një mocion të tillë, faza e administrimit të provave do të konsiderohet e mbyllur dhe do të hyjë në fazën përfundimtare të procesit.

Sipas urdhrit, në këtë rast parashikohen këto afate procedurale:

24 gusht 2026, deri në orën 16:00 – dorëzimi i dosjeve gjyqësore përfundimtare, nëse palët vendosin t’i paraqesin;

4 shtator 2026 – dorëzimi i kundërpërgjigjeve, nëse do të ketë të tilla;

10, 11 dhe 14 shtator 2026 – mbajtja e seancave për paraqitjen e argumenteve përmbyllëse. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.