☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.83 ▼0.91%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,788 ▼ -0.34% ETH $2,313 ▼ -0.21% XRP $1.2986 ▲ +0.82% SOL $100.1100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.83 ▼0.91 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Aplikimet për subvencionet në bujqësi, sot afati i fundit për fermerët

Sot është dita e fundit e afatit të rishikuar për aplikimet e fermerëve për përfitim të subvencioneve direkte nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se aplikimet sot do të jenë të hapura deri në orën 16:30 për 9 masa të mbështetjes direkte dhe 3 masa investimi, të dedikuara për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Mbështetja përfshin blegtorinë, bletarinë, dosat dhe para dosat, fermat organike, sipërfaqet e mbjella, certifikimin Global G.A.P., kontrollin biologjik në sera, ripopullimin në ujërat e brendshme, si dhe investime për fermerët e rinj, ndërtimin e stanëve dhe mekanizimin e proceseve të punës.

Masat direkte aplikohen përmes e-Albania, ndërsa për masat e investimeve dosja dorëzohet fizikisht pranë zyrave qendrore të AZHBR-së.

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në kuadër të Skemës Kombëtare të Bujqësisë është shtyrë me 10 ditë. Nga 26 qershori që ishte afati i fundit për aplikime, afati i ri do të jetë deri më 6 Korrik.

Ministri i Bujqësisë Andis Salla tha më herët se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të lartë të aplikimeve të regjistruara gjatë ditëve të fundit.

Ministri Salla: Shtyhet me 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.