☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,090 ▲ +-0% ETH $2,250 ▲ +0.52% XRP $1.1788 ▼ -3.2% SOL $90.6600 ▲ +0.58%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Ardon Jashari, zgjedhje e tretë te Milani, pavarësisht se ishte lojtari më i mirë në Belgjikë

Ardon Jashari ishte lojtari më i mirë i kampionatit belg sezonin e kaluar. Megjithatë, tani është zgjedhja e tretë në rolin e tij te Milani, pavarësisht se ishte lojtari i dytë më i shtrenjtë i verës 2025, i blerë për 36 milionë euro (plus bonuse). Aktualisht është pas Luka Modrić dhe Samuele Ricci, me mundësinë që në muajt e ardhshëm të ndjekë shembullin e Charles De Ketelaere dhe të largohet drejt një tjetër skuadre. Ai pëlqehet nga Juventusi, por mbetet për t’u kuptuar kostoja e tij, që është në bilanc për rreth 30 milionë euro.

Këto ishin fjalët e tij gjatë prezantimit: “Ndjesitë janë të jashtëzakonshme, Milani është një ëndërr që bëhet realitet për mua dhe familjen time. Sapo kam ardhur, por të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Është nder të vesh këtë fanellë, krenari e madhe. Historia e Milanit flet vetë, këtu kanë kaluar shumë kampionë. Andrea Pirlo ishte idhulli im. Që i vogël admiroja Milanin dhe Barcelonën, kam qenë në ‘San Siro’ dhe mezi pres të luaj aty”.

Për negociatat: “Ishte një periudhë e gjatë. Që në kontaktet e para me Igli Tare, dëshira ime ishte e qartë. Ai më ka mbështetur gjithmonë. E dija që do ishte e vështirë, pasi isha lojtar i rëndësishëm për Club Brugge. Duhej durim, unë i kisha dhënë fjalën Milanit. Falënderoj edhe Zlatan Ibrahimović. Sezoni i kaluar në Belgjikë ishte i rëndësishëm dhe u fokusova ta mbyllja sa më mirë, pastaj agjenti im më foli për mundësinë e Milanit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.