☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.41 ▼0.41%
ARI 4,198 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $63,609 ▲ +0.64% ETH $1,790 ▲ +0.24% XRP $1.1552 ▼ -0.68% SOL $81.7000 ▼ -0.21%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.41 ▼0.41 % ARI 4,198 ▲1.75 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.41 ▼0.41 % ARI 4,198 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
06 Jul 2026
Breaking
Politika

“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar nga Turqia mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara. Brahaj ka cilësuar nivelin e masave të sigurisë si më të lartin në historinë moderne të vendit.

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Brahaj tha se kryeqyteti turk është blinduar plotësisht, me rrugë të bllokuara, patrullime të vazhdueshme me dronë dhe qindra persona të arrestuar në Ankara dhe qytete të tjera, pasi autoritetet dyshojnë se mund të organizohen sulme ose protesta gjatë zhvillimit të samitit.

“Në fakt një blindim i tillë i Ankarasë, pra i gjithë kryeqytetit të Turqisë, besoj që nuk ka ndodhur në shtetin modern turk. Aq i fortë, aq i madh sa është këto ditë. Do zgjasë edhe një javë pas samitit. E gjithë Ankaraja është e bllokuar, të gjitha rrugët janë bllokuar. Dronët me kamera lëvizin në çdo vend, çdo rrugicë, çdo pallat, dhe janë arrestuar edhe me qindra vetë në fakt. Ato që janë arrestuar, sipas prokurorisë së Ankarasë, dyshohet se mund të bëjnë sulme terroriste apo mund të dalin në rrugë për të protestuar samitin e NATO-s. Ato janë zbuluar nga kolegët, profesorë, kemi edhe kryetarë të organizatave joqeveritare, kemi edhe avokatë, kemi edhe sindikatat e majta turke, të cilat vazhdimisht janë për protesta. Dhe në bazë të informacioneve të tyre, bëhen me dije dhe arrestimet. Janë numra shumë të mëdhenj të arrestimeve dhe jo vetëm në Ankara, por edhe në Stamboll, në Izmir, në Adana dhe në Eskişehir, në disa qytete të cilat dyshohet që mund të bëjnë diçka për të prishur samitin e NATO-s, pra për të bërë zhurmë në fakt. Sepse siguria përfshirë policinë, inteligjencën, xhandarmërinë normalisht që janë shumë të fortë, por gjithsesi të gjitha masat janë marrë.

Në samitin me përmasa të tilla, presim që të vijnë të gjithë liderët e NATO-s, po ashtu edhe Trump që është pika kryesore. Të gjitha rrugët e Ankarasë janë shtruar nga e para.

Është hapur edhe një aeroport i cili nuk përdoret prej 60 viteve brenda qytetit të Ankarasë. Është hapur enkas për të pritur Trump”, tha gazetari.

Sipas gazetarit, Turqia ka investuar miliarda euro për organizimin e samitit dhe pret ardhjen e të gjithë liderëve të NATO-s, ndërsa vizita e presidentit amerikan Donald Trump konsiderohet pika kulmore e takimit.

Brahaj shton se Trump pritet të mbërrijë me një delegacion të madh dhe të zhvillojë edhe një takim të veçantë me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kabinetin e tij.

“Turqia ka harxhuar jo 1 miliard por miliarda euro për këtë samit që të jetë çdo gjë në mënyrë perfekte, të jetë më e mira.

Presim që të gjithë liderët të vijnë një nga një. Trumpi në fakt nuk po vjen vetëm thjesht për samitin e NATO-s aty, por po vjen edhe me 1,000 delegatë të tjerë, pra që nga biznesmenë, kongresmenë, të gjithë njerëzit e tij të afërt në fusha të ndryshme, qoftë të sigurisë e qoftë të prodhimtarisë amerikane, qoftë investitorë të mëdhenj po vjen. Dhe ka dhe një takim enkas me presidentin Erdogan dhe kabinetin e tij. Pra është një gjë shumë e rëndësishme për Turqinë”, tha gazetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.