🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë të MPB-së së Maqedonisë së Veriut e njohur si EBR.

Sipas tyre, në ceremoni nuk ka pasur prezent asnjë shqiptar, nuk ka pasur asnjë fjalë në gjuhën shqipe dhe e gjithë ngjarja ka manifestuar një institucion të një shteti një etnik.

Reagimi i plotë:

Njësia për intervenim të shpejtë (EBR) shënoi 25-vjetorin me ceremoni shtetërore, dekorata dhe mirënjohje. Por nga ajo që pamë, dukej sikur bëhej fjalë për një institucion të një shteti një etnik.

Asnjë shqiptar në ceremoninë zyrtare. Asnjë fjalë shqip në prapaskenën institucionale. As zëvendësministri shqiptar i Punëve të Brendshme nuk ishte aty.

U nda çmimi për pjesëtarin më të mirë. U ndanë pllaketa për drejtues institucionalë. Plot 33 pjesëtarë morrën mirënjohje për 25 vjet shërbim. Shqiptarët përsëri të padukshëm sikur nuk ekzistojnë në këtë shtet.

Është e papranueshme dhe e pajustifikueshme që edhe kjo të kalojë si një lëshim protokollar.

Ku është VLEN-i? Ku është zëvendësministri Astrit Iseni? Për çfarë shërben përfaqësimi shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse në një jubile të tillë shqiptarët dhe gjuha shqipe fshihen nga pamja institucionale?

Kërkojmë përgjigje publike nga MPB-ja:

Sa shqiptarë janë sot pjesëtarë të njësisë për intervenim të shpejtë (EBR)? Sa prej 33 të dekoruarve janë shqiptarë? Pse gjuha shqipe mungonte në këtë ceremoni shtetërore? Dhe pse zëvendësministri shqiptar nuk ishte i pranishëm?

VLEN-i mund të vazhdojë të numërojë funksionet e veta. Qytetarët po numërojnë çdo ditë se sa shqiptarë po zhduken ngainstitucionet.Kur hesht edhe përballë kësaj, nuk je përfaqësues. Je vetëm dekor i pushtetit të OBRM-PDUKM-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.