☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,336 ▲0.23%
NASDAQ 26,207 ▲0.97%
NAFTA 102.10 ▼1.13%
ARI 4,026 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,066 ▼ -0.67% ETH $2,320 ▼ -1.37% XRP $1.2952 ▼ -0.39% SOL $100.5900 ▼ -1.23%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,207 ▲0.97 % NAFTA 102.10 ▼1.13 % ARI 4,026 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

“ATK nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.