☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.49 ▲2.44%
ARI 4,017 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,966 ▼ -3.78% ETH $2,203 ▼ -4.54% XRP $1.2143 ▼ -6.38% SOL $94.3500 ▼ -5.27%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.49 ▲2.44 % ARI 4,017 ▼0.36 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.49 ▲2.44 % ARI 4,017 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Avramopoulos: Përgëzime Shqipërisë për luftën kundër drogës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, i cili garantoi mbështetjen për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisioneri vlerësoi masat e marra dhe rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër kultivimit të kanabisit, menaxhimit të integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar.

Ai inkurajoi që ky standard të vijojë edhe në të ardhmen, për të siguruar qëndrueshmëri në rezultate.

“Biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes evropiane”, tha komisioneri evropian.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi do të vijojë në mënyrë të shkëlqyer edhe në të ardhmen në të gjitha nivelet. “Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment. Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Avramolupos.

Ministri Xhafaj duke e konsideruar Komisionerin Avramolupos, si mik shumë të mirë të shqiptarëve vuri në dukje se ai ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët në çështjet e integrimit të tyre.

“Komisioneri është një mbështetës i madh i aspiratave të popullit shqiptar, të vendit tim drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht është një mbështetës shumë i rëndësishëm për ne lidhur me çështjet e sigurisë dhe rendit publik në Shqipëri”, tha Xhafaj.

Me mbështetjen e tij, vijoi ministri, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Evropian.

Xhafaj ftoi Komisionerin Avramopoulos të vizitojë Tiranën për t’u njohur me rezultatet e gjithë këtij procesi dhe njëkohësisht me hapat e mëtejshëm që ne duam të hedhim në këto fusha të rëndësishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.