Dorit dhe PK Kemsley arrijnë marrëveshje të pjesshme financiare në gjyqin e divorcit
Pas një dite të gjatë negociatash në gjykatën e Los Angelesit, çifti i "Real Housewives of Beverly Hills" u urdhërua të ndërmjetësojë për kujdestarinë e dy fëmijëve më 2 dhjetor
Dorit Kemsley, 50 vjeçe, ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, dhe bashkëshorti i saj i ndarë Paul “PK” Kemsley, 59 vjeç, arritën të mërkurën një marrëveshje të pjesshme financiare në çështjen e tyre të divorcit, pas një dite të gjatë takimesh mes avokatëve në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angelesit, siç njofton Page Six. Detajet e marrëveshjes nuk u bënë publike.
Të dyve iu urdhërua të marrin pjesë në një ndërmjetësim virtual më 2 dhjetor, për të finalizuar marrëveshjen e kujdestarisë për fëmijët e tyre të mitur, Jagger, 12 vjeç, dhe Phoenix, 10 vjeç. Një dëshmitar okular i tha Page Six se të dy dukeshin nervozë dhe të stresuar, ndërsa gjyqtari George Bird u kujtoi atyre t’i vënë fëmijët në plan të parë.
Rrugës për te gjyqtari i dytë, Dorit u dëgjua t’u thoshte avokatëve të saj se i nevojitej një pushim për cigare përpara negociatave të pasdites. Seanca e radhës për negociatat e zgjidhjes është caktuar më 24 nëntor.
Çifti u martua në Nju Jork më 7 mars 2015, njoftoi ndarjen më 9 maj 2024 dhe Dorit kërkoi divorcin në prill 2025.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.